Perez mendon per merkaton. Por Real nuk kerkon vetem futbolliste

Lidhur me artikullin:

Vullkani Real Madrid duket se eshte shuar. Ne harkun e nje muaji kritikat ndaj presidentit Florentino Perez dhe qellimet e ketij te fundit per nje revolucion i kane lene vendin nje harmonie, qe eshte kthyer brenda ambientit madrilen. Merite e rezultateve, qe e mbajne skuadren e Zidane deri ne fund ne gare per dy objektivat me te rendesishem te sezonit, kampionat dhe Champions League. Ne realitet behet fjale per nje paqe te armatosur. Vete presidenti ka vendosur, per shembull te shtyje pas finales se Milanos te gjitha vendimet ne lidhje me merkaton, qe ne muajt e kaluar kane krijuar shume ferkime me trajnerin.

E njejta gje vlen edhe per çeshtjen Morata, nje situate qe ka shkaktuar nje reagim negativ te Arsenal, qe donte ta mbyllte sa me shpejt te ishte e mundur operacionin per juventinin, ndersa tani i frikesohet nje ankandi me Borussia Dortmund dhe rritjes se çmimit nga ana e klubit torinez. Ne momentet me te veshtira te ketij sezoni, Perez ka menduar te largoje drejtuesit e tij ne fundin e sezonit. Situata tani eshte permiresuar, por vetem ne fundin e muajit do te marre nje vendim ne lidhje me pozicionin e drejtorit teknik, drejtorit te pergjithshem dhe te drejtorit sportiv, me kete te fundit qe eshte nje figure qe mungon te Real prej dy vitesh, qe nga doreheqja e Miguel Pardeza.

Deri para disa javesh dukej e sigurt ndarja me drejtorin Jose Angle Sanchez, mbeshtetes i Benitez, ndersa tani situata eshte normalizuar, por dobesimi i figures se Sanchez mund t’i hape deren nje drejtori sportiv te vertete dhe Florentino Perez i eshte keshilluar emri i nje italiani, ai i koordinatorit aktual te zones teknike te Juventus, Fabio Paratici, i cili konsiderohet shume i rendesishem nga klubi torinez. Aftesite e tija kane terhequr vemendjen e stafit te presidentit te Real Madrid, veçanerisht te atyre qe shpresojne qe Perez t’i perkushtohet me ne fund perforcimit te Direccion Futbol, ekipet zinxhir, qe aktualisht menaxhohen nga Ramon Martinez.