Perfundon turneu i tenisit U 18 ne Tirane

Sporti i tenisit vijon te beje hapa gjigante edhe ne Shqiperi, sidomos ne anen organizative. Federata shqiptare e Tenisit, ne bashkepunim me National Sports Park, tashme e ka kthyer ne tradite zhvillimin e turneve te shumte nderkombetare, duke hapur dyert per te gjitha grupmoshat. I fundit qe uli siparin ne kryeqytet ishte turneu U-18 me femra dhe meshkuj, ku moren rreth 75 teniste kryesisht nga Europa, por edhe nga SHBA-te. Turneu nxorri ne pah edhe nje here tjeter organizimin e mire nga Federata dhe National Sport Park, qe kete bashkepunim do ta shtrijne edhe ne te ardhmen.
Ne kategorine e femrave fituese doli tenistja ruse Natalia Boltisnkaya e cila ne finale mposhti serben Teodora Ristic 6-3 6-4. Nje dite me pare Boltisnkaya fitoi edhe tuneun e lojes dyshe se bashku me Maqedonasen Maria Elenova, duke fituar ndaj italianeve Maria Vittoria Viviani dhe Beatrice Reda 7-6, 6-4.
Me e ekuilibruar ishte finalja per meshkuj. Pas gati 3 ore loje maqedonasi Bojan Jankulovski, qe eshte nr. 8 i renditjes boterore per moshat U-16, arriti te mposhtte irlandezin Samuel Bothwell 4-6, 6-3, 6-1. Per Jankulovskin ky eshte titulli i dyte i fituar ne turnete per moshat U-18. Ndersa ne lojen dyshe triumfuan polaket Piotr Smetana dhe Matheus Smolicki, te cilet fituan 6-2, 6-4 ndaj Italianeve Alberto Giuffrida dhe Edoardo Sardella. Gjate javeve ne vazhdim Federata Shqiptare e Tenisit do te zhvilloje kampionatet kombetare per te gjtha grupmoshat.