Perisic: “Kroacia ka potencial per te surprizuar ne EURO 2016”

Lidhur me artikullin:

Kroacia eshte nje prej kombetareve qe synon te beje surprizen ne Euro 2016. Perfaqesuesja ballkanase ka ne perberje lojtare cilesore ku mbi te gjithe qendrojne Modric, Rakitic e Mandzukic, por edhe Ivan Perisic eshte nje nga ata te futbolliste tek te cilet do te mbeshtetet shume trajneri Ante Cacic. Sulmuesi i Inter eshte i lumtur qe do te mbaje veshur fanellen e perfaqesueses kroate ne nje eveniment kaq madhor sic eshte Euro 2016-te.

”Per mua personalisht fakti qe do te luaj per kombetaren kroate ne nje kompeticion te tille do te thote me te vertete shume. eshte nje nder te mbaj veshur kete fanelle dicka qe e kam enderruar qe femije. eshte nje gje speciale per mua dhe do te bej me miren per te perfaqesuar denjesisht Kroacine ne ndeshjet qe do te luaj ne Europian”.

Kroacia ben pjese ne grupin D te Euro 2016, me skuadra te tilla si Turqia, Spanja dhe Republika Ceke. Sfiden e pare ekipi i drejtuar nga Ante Cacic do ta kete ndaj Turqise se Fatih Terim ne daten 12 Qereshor ne Parc Des Princes dhe sipas Ivan Perisic kjo do te jete ndeshja me e rendesishme per Kroacine ne fazen e grupeve.

”Turqia ka shume lojtare cilesore. Ata jane nje skuader qe luajne gjithmone me zemer por ne perballe tyre do te japim maksimumin per ti mundur edhe per faktin se duam revansh per ate disfate te pesuar ne Euro 2008. Ndeshjen e dyte do ta kemi ndaj Republikes Ceke ne Saint Ettiene. Cekia ne fakt ka ndryshuar shume futbolliste gjate viteve te fundit, por tashme edhe pse jane nje ekip i ri ne moshe ata jane permiresuar ndjeshem. Per Spanjen cfare mund te them. Te gjithe i njohin kualitetet e medha qe zoteron La Roja. Megjithate ndaj Spanjes ne do te kemi ndeshjen e fundit ne grup dhe ndoshta deri kur te vije ai moment mund ta kemi siguruar kualifikimin duke fituar dy takimet e para. Per ne ndeshja me e rendesishme eshte ajo ndaj Turqise”.