Perse hoqa dore nga Facebook?

Jason Thibeault.*

Pikesepari, nuk eshte per shkak te politikave te privatesise se Facebook. Nuk ka te beje me kete. Jam nje person shume i hapur online. Dreq, ne fakt, ne te gjithe jemi te tille kur behemi ‘dixhitale’ sepse nuk ka rruge tjeter. Por vecanarisht, une jam i tille.
Nuk kam asnje dyshim per postimin online te adreses se shtepise sime, te numrit te telefonit apo adreses se emailit. Nuk pyes nese dikush ndjek cdo levizje timen ne internet. Kam profile, blogje, nje faqe timen About.me, profilin tim ne LinkedIn. Gjithashtu perdor edhe sherbimin, brandyourself.com, per te menaxhuar brandin tim personal. Perse nuk me behet vone? Sepse e kuptoj se e gjithe kjo eshte nje tregti e humbur. Une po shes privatesine time per privilegjin e perdorimit te disa sherbimeve e aplikacioneve si Facebook.

Por perseri, kjo nuk eshte perse u largova nga Facebook.

Gjate vitit te kaluar, u fiksova keqas pas jetes sime dixhitale. Si nje shkrimtar, foles dhe marketer, e di se dixhitalizmi ka luajtur nje rol te rendesishem ne jeten dhe karrieren time. Por arrita ne piken ku te rejat rreth dixhitalizmit, qe mbushnin adresen time, u kthyen ne nje fiksim. Ato me nderprenin vazhdimisht nga puna qe e doja shume. Imagjinoni ate si nje ftohes ‘dixhital’ te ujit. Po pija 1 TON uje cdo ore. Megjithese nuk jam i kesaj fushe, marr guximin te them se ajo qe po ngjante ishte e lidhur me nivelin e Dopamines—kur shikoja te rejat ne Facebook, truri im po shperblehej me Dopamine; por kur nuk isha ne Facebook, niveli im i Dopamines do te binte shume dhe si rrjedhim, fillova te kerkoj te plotesoj fiksimin tim. 

Keshtu, hoqa dore. Dola jashte Facebook. E hoqa kete aplikim nga telefoni im. Kane kaluar plot 24 ore qe kam rezistuar pa e pare Facebook.
Dhe pjesa me e mire e gjithe kesaj? Ska me e #icebucketchallenges per te pare!

Ky clirim ka qene nje lehtesim, me e pakta te thuash. Me ka ofruar mua nje perspektive te re e te parit se sa shume jeta ime ishte e nderthurur me pjesen dixhitale dhe se sa shume ajo ndikonte tek gjendja ime fizike. Me ka dhene kohen te bej pyetje si: Perse ne e perdorim Facebook?”
Pergjigjja ndaj se ciles ne jemi narcist dhe duam te jemi ne qender te vemendjes eshte nje koment i qarte se cfare do te thote te jesh njerezor ne boten e sotme.

Jashte cdo grupi te vogel miqsh dhe jashte familjes, perse dua qe njerezit e tjere te dine per jeten time? Per jeten e femijeve te mi? Sepse dua qe ata te me kushtojne vemendje, te me pelqejne. Ja perse.
(Menjeane, mund te them se nuk kam bere te njejten gje akoma me Twitter sepse nuk te mban varur si Facebook ; Besoj se kjo eshte nje lidhje e drejteperdrejte me thellesine e maredhenies qe kam me miqte e Facebook, ata jane miq te vertete, familja e vertete, kundrejt ndjekesve anonime te Twitter.)

Ndoshta Facebook dhe rrjetet e tjera sociale nuk kane te njejten efekt mbi ju. Kam pare disa njerez qe e perdorin Facebook per diskutime rreth ceshtjeve aktuale. Por per pjesen me te madhe te njerezve eshte e njejta gje: postim statusesh per veten, femijet e te tjera si keto. Marr guximin te them se ju i kontrolloni keto statuse me shume se sa e kishit menduar. Dhe kjo eshte nje shenje e qarte se ju keni nevoje te kontrollini, ashtu sic doni te pini nje cigare, te pini nje pije tjeter.

A po mbeshtes qe te gjithe ju te lini Facebook dhe rrjetet e tjera sociale? Jo. Por po ju sygjeroj qe te ndiqni disa udhezime te thjeshta per te reduktuar varesine dixhitale qe rendon mbi ju.

Qendroni logged out: Nese nuk qendroni ‘log out’ nga rrjetet sociale gjate gjithe kohes, me pas behet e veshtire per te pare se c’ndodh ne keto rrjete. Mos i ruani automatikisht username dhe password. Detyrojeni veten ti shkruani ato cdo here qe logoheni.

Vendosni kufinj: Shikoja se cpo ndodhte ne Facebook gjate gjithe kohes, ne mengjes, ne mesdite, ne dreke, naten. Vendosni nje lloj orari se kur mund te logoheni ne FB ne vend se sa te jeni te pranishem ne te gjate gjithe kohes. Kufinjte vendosen me lehte kur nuk jeni te loguar.

Zvogeloni volumin e rrjetit tuaj. Pjese e problemit me varesine dixhitale eshte edhe volumi i madh i kontakteve ne rrjete. Sa me shume kontakte te kesh, aq me shume feeds vijne ne drejtimin tuaj.

 A do te kthehem perseri ne  Facebook? Ndoshta. Sapo pluhuri te largohet dhe do te kem mbaruar pune me “detoksin dixhital.”

 * Drejtor i Strategjise se Marketingut tek Limelight Networks