Perse Kosovaret shkojne te luftojne ne Siri???

Lidhur me artikullin:

Numri prej 314 vetash qe kane shkuar per te luftuar ne Siri, ka bere qe Kosova te llogaritet si vendi me numrin me te madh te pjesemarresve ne ate lufte per banor.

Institucionet e sigurise, ato fetare dhe studiuesit nga shoqeria civile thone se krahas perpjekjeve per te penguar perfshirjen e metejme te qytetareve te Kosoves ne konfliktet ne Lindjen e Mesme, po analizohen edhe faktoret qe ndikuan ne kete perfshirje, raporton VoA.

Viti 2012 shenoi rastet e para te perfshirjes se shqiptareve te Kosoves ne luften ne Siri, ndersa viti 2013 dhe pjesa e pare e vitit 2014, shenuan shkuarjet me te shpeshta ne ate zone. Njohesit e rrethanave thone se pjesa e pare e vitit 2014 shenoi po ashtu edhe periudhen e kthimeve me te medha nga Siria te luftetareve te zhgenjyer, qe kishin hasur nje realitet tjeter nga ajo qe kishin pritur, apo qe u ishte paraqitur.

Fatos Makolli drejton departamentin per lufte kunder terrorizmit ne policine e Kosoves. Sipas tij, shkuarjet e para ndodhen ne nje kohe kur nuk kishte njohuri per veprimin e organizatave ekstremiste.

“Qe nga ajo kohe e deri me tani konsiderohet apo jane te raportuar, sipas informacioneve te policise se Kosoves, perafersisht 314 persona qe kane arritur ne faza te ndryshme te hyjne ne zonen e konfliktit ne Siri dhe Irak. Nga ky numer i pergjithshem 48 jane femra, pasi qe luftetaret i kane marre familjet me vete dhe po ashtu, jane diku rreth apo mbi 30 femije. Duhet te potencohet se 38 nga ky numer i pergjithshem prej 314, jane qytetare me shtetesi te dyfishte. Do te thote kane shtetesi te Kosoves, mirepo kane edhe nje shtetesi tjeter dhe ne shumicen e rasteve keta persona konsiderohet se jane indoktrinuar dhe ne shumicen e rasteve kane udhetuar nga vendet e treta”, tha Makolli.

Sipas policise se Kosove besohet se 57 prej te shkuarve kane humbur jeten gjate luftimeve, ndersa atje ende jane 70 deri ne 75 veta te perfshire ne veprimtari luftarake kryesisht ne radhet e grupit militant Shteti Islamik, si dhe 38 gra e 28 femije.

Autoritetet shteterore e fetare pohojne se jane nje varg shkaqesh qe kane nxitur perfshirjen e qytetareve te Kosoves ne konfliktet ne Lindjen e Mesme. Ata thone se besimi mund te kete luajtur nje rol, por jo kryesorin.

Kryetari i Bashkesise Islame te Kosoves, Myftiu Naim Ternava, thote se shkuarja ne Siri mund te jete nxitur nga interpretime te gabuara te besimit, por nuk ka asgje te beje me besimin.

“Ajo qe po ndodhe sot ne Siri me te vertete eshte nje mish-mash i madh qe askush s’e din se çfare eshte duke ndodhur atje, me duket mua. Çdokush eshte duke luftuar kunder tjetrit. Dhe aty, besimtari qe e beson Zotin drejt, nuk ka vend qe te luftoje. Pra, eshte kunder parimeve te fese marrja pjese atje dhe eshte kunder thenieve apo porosive te Muhamedit A.S.”, tha myftiu Ternava.

Ai thote se per shqiptaret ajo lufte nuk ka asnje domethenie.

“Shqiptaret, besimtaret e besimit islam te Kosoves, por edhe te pjeseve tjera brenda trojeve tona etnike shqiptare, nuk kane pasur dhe nuk kane çfare te kerkojne ne ato vende dhe ne nuk kemi gjak te derdhim dhe te ujisim ato shkretetira me gjakun e njome te bijve dhe bijave tona”, tha myftiu Ternava.

Per Makollin, keqperdorimi i besimit eshte shfrytezuar nga elemente te ndryshme qe kane ushtruar ndikim tek te rinjte, por, sipas tij, ne baze te analizave, besimi nuk eshte motivi i vetem dhe ka shume faktore te tjere.

“Duke i perfshire ata material qe nje pjese e tyre eshte joshur me ate se mund te perfitoje materialisht, qofte permes aktiviteteve kriminale, qofte permes plaçkes se luftes, apo edhe me shpresen se pagat jane kryesisht te mira per te gjithe ata qe luftojne ne emrin e organizatave ekstremiste. Po ashtu, faktor ka qene edhe aventura. Ne fillet e konfliktit, ka qene edhe aspekti humanitar, kur thjeshte eshte dite qe eshte nje regjim dhe nje force opozitare qe eshte duke luftuar atje dhe humanizmi ne perceptimin e tyre ka qene nje nder faktoret. Keshtu qe faktoret jane te ndryshem te nderthurur. Megjithate, nuk mund te perjashtohet dhe nje rol kritik ka luajtur edhe faktori ideologjik”, tha Makolli.

Per Skender Perteshin nga Qendra per Studime te Sigurise, pjesa me e madhe e te perfshireve ne luften ne Siri ishin te rinj ne religjion dhe me informacione te ceketa per besimin.

“Perveç qe kane qene te rinj ne islam, ata edhe i kane lexuar dijetaret e gabuar dhe i kane keqkuptuar ose keqinterpretuar librat fetar islam dhe si shkak i kesaj kane rene pre e ekstremizmit te dhunshem. Mirepo, ne anen tjeter duhet cekur se islami ne Kosove ka luajtur nje rol shume te madh ne luftimin e ekstremizmit, sepse po te mos ishte kontributi i komunitetit islam ne Kosove, perfshire edhe imamet, shumicen e tyre, atehere ndoshta gjendja mund te ishte shume me e keqe”, tha Perteshi.

Nje pjese e qytetareve qe kane shuar ne Siri kane marre rrugen individualisht duke krijuar lidhje me grupet e perfshira ne luften e atjeshme, ndersa nje pjese eshte derguar atje nga nje grup qe policia beson se ishte i organizuar dhe i strukturuar. Policia mohon nderkaq te kete pasur organizim stervitjesh te luftetareve ne Kosove.

“Eshte i vertete fakti se ka qene nje grup i strukturuar i cili ne vazhdimesi ka bere perhapjen e ideve ekstremiste islamiste dhe po ashtu, ka qene i involvuar direkt edhe ne organizimin, rekrutimin dhe fasilitimin e qytetareve kosovare per te udhetuar jashte vendit. Mirepo, sa i perket kampeve te trajnimit, me gjithe punen disa vjeçare dhe adresimin e çdo lloj informacioni te mundshem, nuk ka asnje indikacion te prekshem qe ne Kosove ka ekzistuar ndonje kamp i trajnimit”, tha zoti Makolli.

Nje pjese e grupit eshte arrestuar ne Kosove, ndersa nje pjese e tij ndodhet ne Siri, madje duke mbajtur pozita udheheqese te njesive ku jane te perfshire shqiptaret nga Kosova dhe Shqiperia. Pjese e grupit ishte edhe Zeqirja Qazimi, imam ne xhamine “El-Kuddus” ne Gjilan, i cili ne muajin maj eshte denuar me dhjete vjet heqje lirie.

Ai ishte arrestuar ne veren e vitit 2014, qe shenoi edhe periudhen e arrestimeve me te medha ne Kosove nen dyshimet per perfshirje ne veprimtari qe lidhen me luften e Sirise. Ne ate periudhe ishin hapur hetime edhe per disa imame, kater prej te cileve jane akuzuar me 15 shtator nen dyshimin per veprat penale, nxitje per kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, perçarjes ose mosdurimit, kombetar, racor, fetar apo etnik.

“Bashkesia Islame e Kosoves e merr pjesen e fajit qe i takon asaj, nese ketu vetem ka faj. Derisa ne nuk kemi nje numer te imameve te denuar, por eshte i denuar vetem nje imam ne Kosove dhe ai imam, nuk ka qene imam i rregullt i Bashkesise Islame te Kosoves”, tha myftiu Ternava.

Policia ka hapur hetime per 292 persona. Ndaj 219 prej tyre eshte ngritur kallezim penal, ndersa jane arrestuar 119 persona. Prej tyre 35 veta jane denuar ne Gjykata.

Skender Perteshi thote se keto veprime e bejne Kosoven kampion ne numrin e arrestimeve, ndersa e quan te padrejte vleresimin se Kosova ka numrin me te madh te pjesemarresve ne luften e Sirise per koke banori, meqe shumica e shqiptareve te Kosoves i takojne besimit islam.

“Nese llogarisim me koke banori te popullsise myslimane, ne nivel te Evropes, ne jemi ne vendin e 14-te. Nuk jemi ne vendin e pare, Ne vendet e para jane Finlanda, Danimarka, Belgjika, Franca e keto. Ndersa nese shkojme per koke banori, atehere po. Por eshte jo etike dhe jo metodologjike te behet nje krahasim i tille. Nese shkojme per koke myslimanin ne pergjithesi, nese e bejme nje renditje ose nje numerim atehere ne jemi ne vendin e 14-te. Por, per mua nuk jane me rendesi numrat sa kane shkuar. Per mua eshte me rendesi qe, fatkeqesisht, ideologjia ka depertuar. Sepse, ne momentin qe deperton ideologjia, si 100 ai 300, rreziku eshte serish prezent. Per neve eshte e mire qe ideologjia ka filluar te luftohet. Per neve eshte me rendesi qe me nuk ka qytetare qe po bien pre e kesaj lufte dhe per neve eshte me rendesi qe institucionet te jene shume me pergjegjese, me afer qytetarit per t’u perballur me kete fenomen”, tha Perteshi.

Tashme sipas policise eshte mbushur gati nje vit qe nuk ka pasur raste te regjistruara te shkuarjes ne Siri, ndersa jane parandaluar dy perpjekje. Por, te gjithe pajtohen se ende ka shume pune per te luftuar ideologjine nxitese qe mund te gjeje terren ne nje vend me popullsi shume te re dhe me shkalle te larte te papunesise dhe varferise.