Perse Suedia po aplikon diten e punes me 6 ore?

Lidhur me artikullin:

Duke u bazuar ne rezultatet e nje studimi te fundit, Suedia po perparon drejt nje standardi te ri te dites se punes 6-oreshe, te cilin, pas pak kohesh, te gjithe punedhenesit e bizneset ne vend do te duhet ta vene ne zbatim

Pavaresisht se shume studime tregojne se njerezit nuk duhet te punojne me ore te gjata, shumica prej nesh perfundojne duke punuar 50 ore ne jave ose me shume, sepse mendojme se do te punojme me teper dhe t’i shijojme perfitimet me pas.

Sipas nje studimi te ri, te publikuar muajin e shkuar ku u perfshine 600 mije njerez qe punonin deri ne 55 ore ne jave, 33 per qind e tyre do te kene gjasa me te medha per te pesuar nje infarkt, sesa ata qe punojne nga 35 deri ne 40 ore ne jave.

Duke pasur parasysh kete gje, Suedia po perparon drejt nje standardi dite pune prej 6 oresh, ku bizneset kudo ne vend, do te duhet ta vene ne zbatim ndryshimin. Nje azil, aktualisht po eksperimenton prej nje viti kete teknike per te krahasuar kostot dhe perfitimet e nje dite pune me te shkurter.

“Mendoj se dita e punes 8-oreshe nuk eshte aq efektive sa mund ta mendojne te gjithe. Qendrimi i fokusuar ne nje detyre te caktuar per tete ore, eshte nje sfide e madhe. Ne menyre qe te perballemi me kete sfide, ne i perziejme gjerat dhe bejme pauza per ta bere diten e punes me te durueshme. Njekohesisht, ne e kemi te veshtire te menaxhojme jeten tone private jashte punes”, tha Linus Feldt, drejtor i pergjithshem i nje kompanie aplikacionesh me seli ne Stokholm.

Kompania e tij Filimundus, kaloi vitin e shkuar ne nje standard dite pune 6-oreshe dhe Feldt thote se stafi eshte shume i kenaqur. “Ne duam te kalojme me shume kohe me familjen, duam te mesojme me shume gjera te reja apo te stervitemi me shume. Une dua te shoh nese ka nje menyre per t’i miksuar keto gjera”, tha ai.

Per te perballuar uljen e ndjeshme te oreve te punes, Feldt thote se stafit iu kerkua te mos hynte ne median sociale dhe te shmangte shperqendrime te tjera ne pune dhe ne takime.

“Pershtypja ime tani eshte se eshte me e lehte te perqendrohesh me teper ne punen qe duhet bere dhe kemi te gjithe energjine per ta bere kete gje. Po ashtu, mbetet energji edhe per pune te tjera jashte zyres”, tha ai.

Arsyeja qe fshihet pas kesaj levizje eshte fakti se tani qe dita e punes eshte shkurtuar, stafi do te jete me i motivuar dhe do te kete me teper energji per te bere me shume gjera ne nje periudhe me te shkurter. Feldt raporton se jo vetem qe produktiviteti ka qendruar i njejte, por stafi ka me pak konflikte, sepse njerezit jane me te lumtur dhe pushojne me gjate.

Pa dyshim qe Filimundus po shihte nga disa qendra sherbimi te Toyota-s, te cilat prej 13 vjetesh aplikojne orarin e punes 6 ore ne dite dhe raportojne se stafi eshte me i lumtur.

“Ata kane nje periudhe me te shkurter udhetimi per ne pune, i perdorin me mire makinerite dhe ulin kostot e kapitalit – te gjithe jane te lumtur”, tha drejtori menaxherial, Martin Banck, duke shtuar se fitimet jane rritur me 25 per qind.

Ne shkurt, nje azil per te moshuarit ne Goteborg aplikoi diten e punes me 6 ore per infermieret, pa ndryshuar rrogat e tyre. Ata do ta vazhdojne eksperimentin deri ne fund te vitit 2016, ne menyre qe te kuptojne nese kosto e larte e punesimit te 14 anetareve te rinj ne staf, per te mbuluar oret e punes, ia vlen ndaj permiresimit te kujdesit ndaj pacientit dhe moralit te punemarresit.

Eksperimenti i Svartedalens po frymezon te tjeret ne Suedi: ne spitalin universitar Sahlgrenska, kirurget ortopede po kalojne ne nje dite pune 6-oreshe, ashtu si dhe doktoret dhe infermieret ne dy departamentet e spitaleve ne Umea, ne veri.

Ndersa pershtypjet e nje stafi me te lumtur dhe plot me energji, nuk jane saktesisht te mbeshtetura ne shkence per te deklaruar se ditet e punes 6-oreshe jane me te mira se ditet e punes me 8.7 ore qe aplikohet kryesisht ne Amerike.

Nje studim i publikuar muajin e fundit analizoi te dhena nga 25 studime qe monitoruan shendetin e 600 mije njerezve ne SHBA, Europe dhe Australi per 8.5 vite dhe zbuluan se njerezit qe punonin 55 ore ne jave, kishin 33 per qind me teper rrezik nga nje infarkt, 13 per qind me teper te semundjeve te zemres, ndersa nje studim tjeter zbuloi se te punosh 49 ore ne jave, sjell shendet te keq mendor, veçanerisht te grate.