Personazhet historike dhe problemet e tyre

Lidhur me artikullin:

Jane personazhe historike qe kane ndryshuar historine e botes. Personazhe si Adolf Hitler, Gandhi, George Washington apo Elvis Presley. Personazhe qe si te gjithe njerezit kane pasur problemet e tyre. Dikush me ligjin, dikush me seksin apo me fiksime per dike tjeter.

 

adolf-hitler

Adolf Hitler

Fakt: Hitleri kryente evazion fiskal

Studimet e fundit qe kane lidhje me Hitlerin kane zbuluar se kur ai u be Kancelar i Gjermanise, ne vitin 1934 kishte shmangur taksat me nje vlere prej rreth 6.3 milione dollaresh me vleren e sotme. Fatmiresisht per te, atij iu falen taksat qe kishte per te paguar, kur u zgjodh kancelar. Mendohet se ai kishte rreth 1.2 milione marka vetem me shitjet e “Mein Kampf” dhe ka shmangur 600 mije marka nga taksat. Zyrtaret qe i falen taksat e papaguara “u shperblyen” me nje clirim prej dy mije taksash ne muaj.

 

winston-churchill

Winston Churchill

Fakt: Churchill ishte racist

Winston Churchill vleresohet me nota te larte per aftesite e tij si burre shteti dhe orator. Nuk ka dyshime se aftesite e tij te shkruajturit te fjalimeve jane nje shkalle me lart se ato te gjithe shkruesve moderne te fjalimeve. Por ajo qe shume njerez nuk dine eshte se ai kishte dhe nje ane te erret. Menyra me e mire per ta ilustruar kete jane fjalet e tij: “Une nuk e pranoj se eshte bere padrejtesi ndaj indianeve te kuq te Amerikes, apo njerezve me ngjyre te Australise…nga fakti se nje race me e forte dhe superiore ka marre vendin e tyre”, – Churchil ne Komisionin Mbreteror te Palestines, 1937.

 

mahatma-gandhi

Gandhi

Fact: Gandhi ishte i fiksuar me seksin

Teksa plakej Gandhi u be gjithnje e me i fiksuar me seksin, deri ne piken qe pas mungeses se dhunes, ai ishte subjekti i tij i preferuar per te diskutuar. Ai flinte shpesh me gra te reja. Nje prej ketyre ishte bashkeshortja 16-vjecare e sternipit te tij, Kanu Gandhi. Kur ai donte te ndante shtratin e tij me mbesen e tij 19-vjecare ai i shkruajti babait te saj dhe i tha se ai donte “te rregullonte qendrimin e saj gjate gjumit”.

 

George Washington

George Washington

Fakt: Washington ia hodhi me zgjuarsi kongresit per t’i paguar shuma te medha parash

Kur u zgjodh president ai refuzoi rrogen qe do te kishte qene rreth nje mije dollare ne muaj duke u shprehur: “Zoterinj, une dua te siguroj Kongresin se une s’e kam pare kete pune si fitimprurese, ndaj s’dua te perfitoj prej saj. Une do te mbaj nje llogari te shpenzimeve te mia dhe shpresoj se ato te rimbursohen, kjo eshte ajo cfare kerkoj”, u shpreh ai. Me pas shpenzimet filluan dhe per tete vjet, ne vend qe te paguhej gjithsej 12 mije dollare, ai u pagua 449,261 dollare.

 

martin luther

Martin Luteri

Fakt: Martin Luteri ishte anti-semit

Martin Luteri, i cili nisi reformimin protestant shpeshhere eshte konsideruar si hero se doli kunder teprimeve te Kishes Katolike te kohes, por ajo cfare shume njerez nuk dine eshte se ai ishte anti-hebre dhe nuk e mbante sekret. Ne vitin 1543 ai shkruajti “Mbi hebrejte dhe genjeshtrat e tyre”, ku thoshte se hebrejte duheshin privuar nga parate, te drejtat civile, mesimet fetare dhe arsimimi dhe se duhej te detyroheshin te punonin ne terren, ose te largoheshin nga Gjermania.

 

thomas-jefferson

Thomas Jefferson

Fakt: Jefferson predikonte kunder faktit qe te bardhet te kishin femije me te zinjte.

Jefferson eshte shprehur “perzierja e te bardheve me te zinjte prodhon nje degradim, me te cilin asnje njeri qe do vendin e vet dhe karakterin njerezor nuk mund te pajtohet”. Nderkohe qe predikonte keto ai kishte disa femije me skllaven e tij Sally Hemings, e cila ishte gjysme-motra e paligjshme e gruas se tij. Nderkohe edhe pse Jefferson e mohoi, kohet e fundit eshte provuar nga testi i ADN-se se ai ishte babai i te pakten nje prej femijeve te Hemings.

 

Einstein Albert

Albert Einstein

Fakt: Einstein flirtonte gjithe kohes

Einstein eshte mbase mendja me e madhe e shekullit te 20-te. Shume njerez e dine se ai kishte pasion per violinen, por ajo qe shume s’dine eshte se ai i ka tradhtuar te dyja bashkeshortet e tyre ne menyre te vazhdueshme. Pasi u nda me gruan e pare per shkak te tradhtise, ai u martua me kusheriren e tij Elsa. Shume shpejt ai filloi te kishte nje marredhenie me sekretaren e tij Betty Neumann. Dhe Betty s’ishte as e para e as e fundit gjate marteses se tij.

 

Elvis_Presley

Elvis Presley

Fakt: Elvis ishte i fiksuar me James Dean

Elvis Presley ka pasur disa cilesi maniako-obsesive pergjate gjithe jetes se tij, te cilat e kane ndihmuar dhe veshtiresuar jeten e tij personale dhe publike. Nje nga fushat ne te cilat Elvis donte te shkelqente ishte aktrimi. Ai donte te ishte James Dean-i i ardhshem dhe si rezultat ishte fiksuar me aktorin. Elvis i dinte te gjitha fjalet e skenarit te filmit “Rebel without a cause”, ku kishte interpretuar Dean dhe Natalie Wood.

 

Andrew_Johnson

Andrew Johnson

Fakt: Zevendespresidenti Andrew Johnson e beri betimin presidencial krejtesisht i dehur

Andrew Johnson ishte zevendespresident, kur Lincoln ishte ne detyre. Atij si pelqente aristokracia, per te cilen ai mendonte se ishte atje ne kurriz te punes se te varferve. Si pasoje ai shkoi per te bere betimin krejtesisht i dehur dhe te gjithe mund te ndjenin aromen e alkolit qe kundermonte. Ai u kujtoi te gjitheve ne Kongres se ato ishin aty ne saje te “plebenjve”.

 

papa piu ix

Papa Pius IX

Fakt: Papa Pius IX rrembeu nje femije hebre dhe e rriti si katolik

Me 23 qershor 1858 ne Bolonja, policia shkoi ne shtepine e nje cifti hebre, Salomone dhe Marianna Padovani Mortara per te marre nje prej tete femijeve te tyre. Policia mori gjashte vjecarin Edgardo pasi kishte urdher nga Selia e Shenjte, te autorizuar nga Papa Pius IX. Zyrtaret e kishes kishin degjuar se sherbetorja 14-vjecare e familjes e kishte pagezuar Edgardo-n kur ai kishte qene semure sepse kishte frike se ai do vdiste dhe shkonte ne ferr. Ai u rrit nga Papa Pius IX dhe u be prift.


Video: