Peruja feston. Kapiteni mund te luaje ne Boteror

Peruja në festë vetëm dy javë para startit të Botërorit. Paolo Guerrero do të mund të luajë në “Rusi 2018” pasi Gjykata Federale e Zvicrës pezulloi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që e kishte pezulluar lojtarin për përdorim të substancave të ndaluara.

Apelimi i të ashtuquajturit “Depredatoror” është marrë në konsideratë mha organi i fundit i drejtësisë sportive, duke çuar në akstazë një komb të tërë.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Mision i arritur nga lojtari me më shumë ndeshje me Perunë? Në fakt, pjesërisht. Falë mbështetjes së presidentit të federatës së futbollit, Edwuin Oviedo, Guerrero thjesht ka përfituar nga pezullimi i përkohshëm i vendimit. Kjo do të thotë se Guerrero, për të cilin është vërtetuar se ka përdorur kokainë,  mund të marrë pjesë në Botëror, por sapo të përfundojë pezullimi i vendimit, do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 14 muaj.