Peter Olayinka zyrtarisht futbollist i Slavia Pragë. Sulmuesi u shit për 3.2 milionë Euro

Ishte vetëm 18-vjeç kur “pushtoi” Kategorinë Superiore me talentin e tij. Fillimisht u shfaq te Bylisi në moshën 16-vjeçare, më pas Skënderbeu ia “rrëmbeu” Kukësit për ta shndërruar në një kohë të shkurtër një xhevahir të çmuar. Peter Olayinka është zyrtarizuar te Slavia e Pragës në Çeki, duke mbushur arkat e klubit Gentit në Belgjikë me 3.2 milionë euro.

 

 

Sot kuptohet më qartë se pse drejtuesit e këtij ekipi shpenzuar 1.1 milionë euro në janar të 2016-ës për ta shkëputur nga Skënderbeu. Një biznes i pastër fitimprurës nëse i referohesh faktit që sulmuesi nigerian, sot 22 vjeç, nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Gentin, sepse është huazuar fillimisht në Çeki te Dukla Praga e më pas në Belgjikë te Zulte-Waregem.