Peter Szanto, themeluesi i SpringTab, është folësi i dytë i AllWeb Albania

 

Peter Szanto –Një individ krijues, folës në TEDx dhe themelues i SpringTab. Në AllWeb ai do të ndajë njohuritë e tij se si të përmirësoni performancën tuaj në internet duke parë dhe kuptuar se për çfarë janë të interesuar vizitorët tuaj.

Ai do të thellohet më tej në matje dhe optimizim me qëllim që t’u tregojë kompanive se si të kuptojnë se çfarë duan njerëzit dhe të marrin përfitime më të larta nga aktivitetet e tyre në internet.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

 

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]

Takohemi në 12 Tetor tek Tirana Business Park

Blini Biletën tuaj Online TANI: https://allweb.al