Phelps eshte nje ‘peshkaqen’. E con ne 22 numrin e te artave olimpike

Lidhur me artikullin:

Notari amerikan Michael Phelps vazhdon te shkruaje historine, aq sa sukseset e tij tashme po kthehen ne diçka normale. Por per nje 31-vjeçar keto jane nje mrekulli, duke konfirmuar se eshte sportisti me i madh i historise. Sot ne mengjes, notari nga Baltimora triumfoi serish ne Lojerat Olimpike “Rio 2016”, kete here ne 200 metra miks, duke marre serish nje medalje te arte. Per Phelps kjo eshte medalja e 22-te e arte e 26-ta ne total ne Olimpiada (ka edhe dy argjendi e dy bronzi).

Por ajo qe e ben kete medalje te fituar sot te veçante eshte se u arrit ne nje disipline, ku ai triumfon ne 4 edicione radhazi, 200 metra miks. Nga Athina ne Rio, duke pershkuar Pekinin dhe Londren, notari amerikan gjithnje ka dominuar ne kete disipline, duke arritur diçka qe vetem Carl Lewis (4 te arta radhazi ne se gjati nga 1984-1996) dhe Al Oerter (4 te arta radhazi ne hedhje disku, duke nisur nga viti 1956).

Ne finale e zhvilluar sot, Phelps nuk pati rivale, duke e dominuar garen gjate gjithe kohes. Ai dha kohen 1’54”55, vetem 6 te mijetat larg rekordit boteror, por vendosi rekord olimpik. Medalja e argjendit u fitua nga notari japnez Kosuke Hagino(1’56”64) dhe ajo e bronzit nga kinezi Shum Wang (1’57”05). Pra, rivalet e tij preken finishin pas me shume se dy sekondash. Kjop eshte medalja e katert e Phelps ne kater gara ne “Rio 2016”, nderkohe qe historia mund te vazhdoje te rishkruhet ende.