Phelps: “Kam tentuar te vras veten”

Lidhur me artikullin:

Michael Phelps rrefen disa detaje shokuese rreth jetes se tij private ku alkooli rrezikoi t’i shkaterronte gjithçka qe ai e ngriti fale punes dhe talentit te tij, duke u bere sportisti me me shume medalje te arta ne historine e olimpiades. Notari amerikan qe rikthehet ne vaske mendon vetem per Rio 2016 pasi ka hedhur pas kraheve problemet me alkoolin.

22 medalje olimpike prej te cilave 18 te arta, 26 tituj boterore dhe 36 rekorde boterore flasin qarte per karrieren e mahnitshme te nje prej njerezve me te njohur te planetit. Gjithsesi, prapa kuintave jo gjithçka ka shkuar vaj sepse ai ka perjetuar depresionin duke hyre ne nje tunel te errret ku rrezikoi te mbetej pergjithmone pavaresisht fames se madhe. Kampioni amerikan u arrestua ne vitin 2014 pasi po drejtonte makinen ne gjendje te dehur dhe me pas u shpall fajtor, por gjykata vendosi qe ta linte te lire me kusht. Phelps shpjegon se pas arrestimit kaloi disa dite i mbyllur ne shtepine e tij ne Maryland perpara se ta kuptonte se rikthimi ne sport ishte e vetjma rruge shpetimi.

“Po kaloja nje moment vertet te erret. Nuk deshiroja te jetoja me dhe trupi im kishte humbur shume peshe. Jam dobesuar deri ne limite por rezultatet po vijne pasi jam rikuperuar dhe kam fjetur mire”.

E ema Debbie e ka ndjekur pas si nje hije per te mos e lene te birin te futej serish ne rrugen e alkoolit, ndersa ish lojtari i futbollit, Ray Lewis qe eshte edhe nje nga miqte e tij me te mire e keshilloi te rikthehej sa me pare ne pishina per te hedhur pas depresionin. Fillimisht 45 dite ne nje klinike private ne Arizona per te larguar thirrjen e alkoolit dhe me pas pajtimi me te atin Fred, i cili eshte divorcuar nga mamaja perpara shume vitesh.

“Jam ndjere i braktisur nga babai im por me pas arrita te komunikoj serish me te. Tani? Gjithçka ka ndryshuar dhe mezi po pres te rikthehem ne pishina”.

Ne rrefimin e tij, Phelps shton se qe prej arrestimit alkoolin e ka larguar perfundimisht, por nuk premton ta vazhdoje jeten e shendoshe edhe pas olimpiades Rio 2016. Trajneri Bob Bowman premton se Phelps do te shfaqet ne lartesine e kampionit por kthehet pas ne kohe duke u ndalur te problemet e tij. “Per menyren se si po shkonin gjerat mendoja se ai do ta vriste veten e tij“, thekson ai. Per te pergatitur olimpiaden, Phelps ka ndjekur trajnerin por mbi te gjitha premton se do te vendose rregull ne jeten private. Qershia mbi torte do te jete martesa me ish Miss Kalifornine, Nicole Johnson.