Philipp Lahm: “Gjithcka po shkon sipas planeve”

Lidhur me artikullin:

Pas fazes pergatitore qe Bayern Munchen zhvilloi ne Doha, u rikthye ne Gjermani ku pret te startoje zyrtarisht vitin 2015. Gjate dy muajve te fundit, kampionet e Gjermanise kane vuajtur mungesen e kapitenit Philipp Lahm, i cili ne nentorin e vitit te shkuar iu nenshtrua nje operacioni ne gju pas nje demtimi ne stervitje. Pas operacionit mjeket njoftuan se 31-vjecari do te kthehej ne fusheat e blerta pas tre muajsh, dhe mesa duket gjerat kane shkuar sipas parashikimeve.

Ne faqen zyrtare te klubit ne internet, mbrojtesi u shpreh mjaft i emocionuar dhe tregoi se pret me padurim rikthimin e tij. Kapiteni i Bayern shtoi se rikuperimi i gjurit te tij po ecen sipas planeve. Lahm do te konsultohet me nje specialist, i cili do te ndihmoje lojtarin te rikthehet sa me shpejt ne dispozicion te Pep Guardioles. Kampionet e Gjermanise e mbyllen fazen e pare te kampionatit me 11 pike diference nga vendi i dyte, Wolfsburg, skuader me te cilen do te perballen me 30 janar ne Volkswagen Arena. Ne fund te muajit Shkurt, Bayern do te sfidoje Shakhtar Donetsk per fazen e 1/8-ave te UEFA Champions League.