Pierre Emerick Aubameyang: “Keta jane mbrojtesit me te forte qe kam pasur perballe”

Lidhur me artikullin:

Te ndalesh sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang per te shenuar eshte jashtezakonisht e veshtire. Lojtari i Dortmund-it i le kundershtaret e tij disa hapa pas, sepse eshte tmerresisht i shpejte. Ne Frankfurt, ne humbjen 2-1 te verdhezinjve, gabonezi shenoi golin e tij te 13-te per kete sezon. Megjithate, pavaresisht vetebesimit te tij, ish-milanisti nganjehere e ka pare veten ne veshtiresi ndaj disa lojtareve te veçante. Ne nje interviste ne “Soocer Laduma”, Aubameyang ka zbuluar se me cilet kundershtare ka vuajtur me se shumti ne duele.

I pari eshte nje nga Bayern, sigurisht. “David Alaba eshte jashtezakonisht i shpejte dhe shume i talentuar”, – tha “bomberi” i Borussia-s per mbrojtesin austriak. Ne ndeshjen e tyre te fundit ne Dortmund, sulmuesi nuk pati edhe aq shume sukses ndaj mbrojtjes se kampioneve te Gjermanise, por arriti te shenoje golin e vetem te fitores. Me pas, lojtaret e tjere te permendur nga Aubameyang qene Raphael Varane (“eshte i madh, i forte dhe shume i veshtire per te luajtur kunder tij”), dhe Thiago Silva (“shume e veshtire ta mposhtesh ne duel tek per tek”).