Ping Pong me Tiranen. Bashkia akuzon presidentin Halili

Lidhur me artikullin:

Efekti i post-derbit, nuk ka perfunduar ende, ndonese kane kaluar tashme plot pese dite nga perballja Partizani-Tirana, e mbyllur me fitoren e te kuqve me rezultatin 2-0. Nje derbi qe me shume se ne fushe do te mbahet mend per deklaratat dhe reagimet e mbajtura jo shume nga tifozet e ultrasit, sa nga politikanet qe mbeshtesin dy ekipet. Ne kete vazhde kerkesash e akuzash, reagimi dhe perplasja me e fundit ka qene mes perfaqesuesve te Partise Levizja Socialiste per Integrim dhe kryetarit te Bashkise Tirane, ndonese qe te dyja palet supozohet qe te renditen ne te njejtin krah, ate te bardhebluve. Pikerisht ne vijim te ketij debati, Bashkia Tirana ka reaguar zyrtarisht vetem pak minuta me pare, nepermjet nje deklarate per mediat.

Bashkia sqaron se klubi funksionon si nje ndermarrje aksionare dhe bashkia eshte ne minorance, duke qene se zoteron vetem 34% te aksioneve te klubit. Gjate kesaj kohe, klubi “Tirana” ka marre ne perdorim nga Bashkia e Tiranes edhe nje grup asetesh si: Stadiumi “Selman Stermasi” dhe stadiumi “Skender Halili”, te cilet respektivisht jane te pajisur me nga nje terren sportiv dhe fusha trajnimi. Gjithsesi, ne deklaraten e Bashkise theksohet se ndonese ne cilesine e aksionerit ne minorance, me vetem 34% te aksioneve ne pronesi, kryebashkiaku Erion Veliaj ka kerkuar zhvillimin e mbledhjes se asamblese, me qellim permiresimin e menaxhimit te klubit.

“Prej disa javesh, kryetari i Bashkise se Tiranes u ka kerkuar shumices se aksionereve te sport klubit “Tirana”, te cilet perfaqesohen nga administratori, Refik Halili, qe te zhvillojne sa me shpejt mbledhjen e asamblese se klubit per te marre vendimet e nevojshme lidhur me situaten aktuale financiare, si pasoje e nje drejtimi jo te mire menaxherial”, citon deklarata e Bashkise Tirane.