Pioli arrin fitoren e pare. Napoli zhgenjen ne San Paolo

Lidhur me artikullin:

Inter fitoi 4-2 me Fiorentinen ne “San Siro” ne takimin permbylles te javes se 14-te te Serise A dhe rikuperon plot kater pozicione ne renditjen e pergjithshme. Zikaltrit ne fakt e zgjidhen ndeshjen qe ne pjesen e pare, duke shenuar 3 gola per 19 minuta loje. Borozovic goditi sakte nga nje pozicion ballor ne hyrje te zones duke zhbllokuar ndeshjen qe ne minuten e 3-te.

Vetem 6 minuta me vone Antonio Candreva, i ndihmuar edhe nga devijimi i portierit shenoi golin e 2-0. Ndersa pa u mbushur 20 minuta loje, Mauro Icardi vallezoi mes mbrojtjes mike, duke i cuar shifrat ne 3-0. Nje rreshtim i gabuar i mbrojtes zikalter i dha mundesine kroatit Kalinic te shkurtonte diferencen ne 3-1 ne minuten e 37-te. Ne fund te pjeses se pare Fiorentina mbeti me nje lojtar me pak pas ndeshkimit me karton te kuq te Rodriguez.
Gjate pjeses se dyte skuadra Piolit u ndeshkua nga Ilicic qe rihapi ndeshjen ne minuten e 62- te. Tifozet vendas u qetesuan vetem minuten e pare shtese, kur Icardi vulosi rezultatin ne 4-2

Zhgenjen Napoli, qe nuk arriti te merrte maksimumin e pikeve ndaj Sassuolos. Ne “San Paolo” kjo perballje u mbyll ne barazim 1-1, me vendasit qe shenuan ne te paret ne fund te pjeses se pare me Lorenzo Inignen, qe leshoi nje te djathte te kalibruar nga jashte zones. Atehere kur sfida po i drejtohej fundit Defrel goditi fluturimthi me topin qe pershendeti rrjeten.
Hysaj u aktivizua gjate gjithe ndeshjen ne radhet e napolitaneve, por pa mundur t’i paraprije goditjes se futbollistit te Sassuolos, i cili iu shmang qendermbrojtesve vendas.