Pioli gjen problemin e Inter. “Duhet shume pune ne aspektin psikologjik”

Aventura e Inter ne Europa League eshte mbyllur ne menyren me te keqe te kundshme.

“Nuk mund te behet keshtu, jemi treguar mendjemedhenj, kemi hequr dore nga ndeshja dhe kjo nuk eshte e pranueshme. Kemi pasur mundesine te shkonim ne 3-0 (traverse e Icardi-t ne fillimin e pjeses se syte), nuk kemi shenuar dhe nuk kemi luajtur me. Duhet te punojme shume”.

Ky ka qene reagimi i trajnerit te Inter, Stefano Pioli ne perfundim te ndeshjes se Europa League.

“Nuk mund te transformohemi ne kete menyre. Ne pjesen e pare kemi luajtur mire, ne te dyten kemi bere te kunderten”, ka shtuar trajneri zikalter.

“Probleme fizike? Jo. Ne fundin e takimit, kur kemi luajtur me nje lojtar me pak, kemi pasur raste per te shenuar. Problemi eshte se duhet te permiresohemi ne aspektin psikologjik. E kaluara nuk ka rendesi dhe nuk jemi te kenaqur me punen tone”.

Nje nga problemet e Inter ne kete sezon jane golat e shumte te pesuar:

“Po punojme ne te gjitha frontet: fizik, psikologjik, taktik. Pas nje pjese te pare si ajo e sotmja nuk mund te bejme nje paraqitje si ajo e pjeses se dyte. Duhet te mesojme te vuajme. Nuk kemi luajtur si Inter. Jemi terhequr shume, duke i dhene guxim kundershtareve tane. Nuk eshte ky Inter-i i vertete…”.