Pirelli: “Ne Singapor do te kete spektakel parakalimesh”

Lidhur me artikullin:

Fundjava rikthen ne piste makinat e Formula 1. Njevendeshet e shpejtesise do te garojne kete here ne Singapor. E vetmja piste ku kalandari e parashikon te pilotohet naten dhe me e ngadalta pas asaj te Montecarlos. Kjo eshte gjithashtu pista me numrin me te madh te kthesave, plot 23. Gomat e reja te Kompanise Pirelli ofrojne garanci. Drejtuesit e kompanise kane furnizuar skuadrat me tre lloje te ndryshe gomash, me te cilat makinat do te punojne per te garuar me shpejt si dhe per t’ju pershtatur asfaltit ne nje kohe rekord.

Nje nga pergjegjesit e Motorsport te Pirelli, Paul Hembery i ka garantuar tifozet e garave te shpejtesise, se pista e Singaporit do te jete e mbushur plot emocione dhe spektakli do te jete i garantuar, kjo fale edhe teknikave te perdorura me gomat e reja. Pirelli gjate ketij sezoni ka arritur ta rrise nivelin e cilesise se gomave. Pas gares se fundit te zhvilluar ne Monza, vendin e pare e mban britanku Lewis Hamilton. Ekipi i Mercedes ka grumbulluar 250 pike. Ne te dytin eshte shoku i tij i skuadres Nico Rosberg me 248 pike dhe ne tretin Daniele Richardo i Red Bull me 161 pike.