Pirlo, pushime ne Miami me te dashuren

Mesfushori italian Andrea Pirlo, aktualisht pjese e New York City ne kampionatin amerikan te futbollit, ka gjetur kohet te pushoje me te dashuren e tij e seksi ne Miami.

Ish-futbollisti i Interit, Milanit e Juventusit ne Serine A, tashme ne moshen 36-vjeçare, kaloi nje dite te kendshme ne shoqerine e te dashures, italianen Valentina Baldini, e cila kishte veshur bikini te zeza te cilat i tregonin me se miri format e mrekullueshme trupore.

Pirlo dhe Valentina Baldini jane se bashku qe prej vitit te kaluar, kur mesfushori italian vendosi t’i jepte fund marteses 13 vjeçare me Deborah Roversi, me te cilen ka edhe dy femije, Niccolo, 11 vjeç, dhe Angela 8 vjeçe.

/Top-Channel/