Planete ‘Super-te-banueshem’ mund te ekzistojne ne sistemet diellore prane nesh

Planete ‘Super-te-banueshem’ mund te ekzistojne ne sistemet diellore prane nesh

Kerkimi per ekzistencen aliene eshte fokusuar deri tani ne planete te ngjashme me Token. Por austronautet kane humbur gjurme duke kerkuar shume prane botes sone, duke gjetur bote te ngjashme, sipas raportimeve te fundit. Ky studim sugjeron se mund te kete planete qe jo domosdosherisht ngjajne me Token, por mund te kete mjedise shume te favorshme per te suportuar jeten.

“Ne kendveshtrimin tim, austronautet dhe biologet jane treguar te njeanshem” thote Rene Heller, nje astrofizikant i Univesitetit McMaster te Kanasase, qe eshte edhe udheheqesi i ketij studimi.

Ne studimin “Bote Super-te-banueshme” Profesori Heller propozon se nxehja e pazakonte e Tokes mund te krijoje kushte ku jeta mund te perfundoje ne nje planet tokesor te ngrire,dhe te behet shume shpejt i pabanueshem.

Nxehja e pazakonte eshte nxehja friksionale e siperfaqes se satelitit te shkaktuar nga terheqja gravitacionale e planetit-meme, dhe sateliteve te tjere te afert. Keta planete mund te jete dy apo tre here me te medhaja se Toka, dhe me te vjetra, thote studiuesit.

Ata besojne se cdo leng qe gjendet ne siperfaqe te planetit ne rezervuare, nuk ka permasat e oqeaneve te thelle qe kemi ne Toke.

Sipas ketyre karakteristikave, ata deklarojne se Alpha Centauri B, nje pjesetar i sistemit yjor me te afert me diellin, eshte nje shenjester ideale per kerkime te boteve te banueshme.

“Nga nje potpuri e boteve te banueshme qe mund te ekzistojne, Toka mund te kthehet ne nje vend te pabanueshem, ose nje forme e cuditshme ranore ciocentrike”, shkruajne shkencetaret.

Njesoj si Toka, planetet do te kene fushe magnetike qe krijon kushtet e motit. Gjithesesi shkencetaret parashikojne qe planetet do te kene atmosfere me te mprehte – me dendesi me rralle.

“Nje planet i ngrohur ne menyre te pazakonte mund te jete i pakendshem, edhe pse spektakolar per t’u vizituar”, thote Norman Sleep, Profesor ne Shkollen e shkencave te Tokes, ne Universitetin Stanford.

Studimet e fundit sugjerojne se nje super-Toke eshte me e mundshme te gjehet sesa planete te tjera me madhesine e Tokes. Deri tani, shkencetaret kane pikasur mijera planete te tille ne zonen e njohur me emrin Goldilocks.

Kjo zone eshte rripi perqark yllit ku temperaturat jane ideale per te patur lengje te rrjedhshme si uje, ne siperfaqen e tyre. Tashme ka filluar te zhvillohet nje gare per te gjetur planetin qe ngjan me teper me Token. Por ne nje studim te shkeputur te kerkuesve te Britanise se Madhe, sugjerohet se planetet me madhesine e Tokes mund te mbajne jete rreth 10 here ne largesi nga ylli qe mendohej ne fillim.

Kjo do te thote se planetet e ftohte shkembore qe me pare konsideroheshin te pabanueshem, mund te mbajne jete ne vetvete ne siperfaqen e tyre.

Akademiket ne Universitetet Aberdeen dhe St. Andrews besojne se perkufizimi i “Zones Goldilocks” eshte nje e mete qe duhet ndryshuar. Ata argumentojne se perkufizimi nuk merr ne konsiderate mundesine e planeteve ekzistente qe permbajne jete nen to.