Plani i Trump: 2 milione $ ne jave per fushaten publicitare

Pretendenti kryesor republikan per kandidaturen presidenciale ne SHBA, Donald Trump, tha se ka ne plan qe te shpenzoje 2 milione dollare ne jave per fushaten e tij publicitare.

Ai deklaroi se do te reklamoje fuqishem ne Ajoua, Nju Hempshajer dhe Karolinen e Jugut para zgjedhjeve brenda Partise Republikane ne muajin shkurt te vitit te ardhshem.

Miliarderi Trump, i cili e ka ndertuar pasurine e tij me shitblerje pronash, deklaroi me heret se ai e financon vete fushaten elektorale dhe nuk do te jete kurre ne xhepin e lobisteve apo korporatave te fuqishme. Ai gjithashtu kembengul se deri tani ka shpenzuar shume pak per fushaten e tij.

“Do te shpenzoj 2 milione dollare ne jave, mbase edhe me shume. Shtetet ku do te perqendrohem jane Ajoua, Nju Hempshajer dhe Karolina e Jugut”, deklaroi Trump per CNN.

/Top-Channel/