Plotesohet deshira e Kukesit. Gjyqtare italiane per finalen e Kupes se Shqiperise

Lidhur me artikullin:

Gjyqtar italian per finalen e Kupes se Shqiperise. Kerkesa e Kukesit, qe ndeshja e 22 Majit ne Qemal Stafa te drejtohet nga nje arbiter i huaj eshte miratuar. Madje, Federata Shqiptare e Futbollit pranoi edhe kushtin e vendosur nga klubi veri-lindor, qe gjyqtari te mos ishte nga shtetet e rajonit, por te arbitronte ne kampionatet e Europes Perendimore.

Emri i bilbilit qe do te vendose drejtesi ne finalen e Kupes ndermjet Kukesit dhe Laçit ende nuk eshte bere publik, por per momentin dihet vetem qe ai eshte nga vendi fqinj. Ne oret ne vazhdim Shoqata Italiane e Arbitrave do te konfirmoje ne zyrat e FSHF-se edhe emrin e arbitrit kryesor dhe dy asistenteve.

Sipas rregullores se lojes ne Shqiperi, me kerkesen e bere dhe pranimin e saj per gjyqtare te huaj, te gjitha shpenzimet i faturohen klubit te Kukesit. Behet fjale per nje kosto financiare ne vleren e 10 mije eurove. Me Shqiperine qe eshte rikthyer te moda e gjyqtareve te huaj per ndeshjet vendimtare, gjyqtaret italiane rikthehen pas 7 vitesh ne aktivitetet tona kombetare.

I fundit ka qene Gabriele Gava ne Prill te 2009-es, ne gjysmefinalen e Kupes Shkumbini-Flamurtari te mbyllur mes dhunes. Me pare, finalja e Kupes ne vitin 2006 ndermjet Vllaznise dhe Tiranes ishte drejtuar nga Stefano Farina. E njejta gje ka ndodhur edhe ne finalen e vitit 2003 ndermjet Dinamos dhe Tiranes, ku kryesor ishte Alfredo Trentalanxhe, ndersa ne te njejtin vit, italiani tjeter, Xhanluka Paparesta arbitroi sfiden play-off te kampionatit te 64-rt ndermjet Lushnjes dhe Apolonise.

Italiani i fundit qe ka gjykuar ne Shqiperi ishte Nikola Ricoli, qe drejtoi ndeshjen e 8 Tetorit 2015 ndermjet Shqiperise dhe Serbise, te vlefshme per kualifikueset e Euro 2016.