Plotesohet grupi i kombetares. Mberrijne 4 futbollistet e fundit

Gianni De Biasi me ne fund do te kete te plote sot grupin e 27 futbollisteve qe ka perfshire ne fazen pergatitore qe po zhvillohet ne Austri.

Kater lojtare do t’i bashkohen perfaqesueses ne hotelin ku eshte grumbulluar dhe po zhvillon seancat stervitore para Kampionatit Europian.

Burim Kukeli dhe Frederik Veseli, te cilet ishin ne fushe dje ne finalen e Kupes se Zvicres, Zyrih-Lugano do te mberrijne sot paradite.

Gjithashtu grupit do t’i bashkohet edhe Ergys Kace dhe Ledian Memushaj te cilet luanin me klubet e tyre PAOK dhe Pescara.