Polemika te Rumania. Kritika per trajnerin Iordanescu

Lidhur me artikullin:

Polemika te Rumania, ne prag te ndeshjes se fundit ne grup kunder Shqiperise. Ne qender te akuzave eshte trajneri Anghel Iordanescu, per menyren si ka menaxhuar grupin e lojtareve dhe per rezultatet e regjistruara ne Euro 2016. Ionel Ganea, ish-sulmuesi qe ne 36 ndeshje ka realizuar 19 gola me perfaqesuesen rumune, akuzoi drejtuesin e stolit per paaftesi dhe nje koncept futbolli te prapambetur.

“I degjova deklaratat e trajnerit, sipas te cilit futbollistet nuk jane te pergatitur per te luajtur ne çdo tre dite. Ne kendveshtrimin tim eshte diçka e pakonceptueshme. Nuk ka dyshime qe ne kete pike faji eshte vetem i Iordanescu. Ai nuk ka qene ne futbollin aktiv per 10 vjet, nuk eshte i perditesuar me ate qe ndodh ne futbollin modern dhe pasojat po i paguan Kombetarja rumune. Emerimi i Iordanescu ne stol ishte gabimi me i madh i federates”.

Sipas Ionel Ganea, me nje trajner tjeter ne stol Rumania do te kishte grumbulluar me teper se nje pike ne dy ndeshje, ndersa kritika kishte edhe per lojtaret, qe mund te kishin bere me teper, per te mos e luajtur nen presion, ndeshjen e fundit ne grup me Shqiperine.

“Me Francen luajtem mire, por humbem. Ndaj Zvicres skuadra luajti shume ne mbrojtje dhe pesoi nje gol te ngjashem si ndaj Frances. Ne kete menyre, Rumania humbi pike te rendesishme. Perveç trajnerit qe ka mendesi te vjeter, prisja me shume nga lojtaret kryesore te ekipit, por te gjithe kerkojne alibi te justifikojne ecurine e dobet”.