Policia italiane sekuestron 1650 kg Kanabis. Vinin nga Porti i Durresit

Lidhur me artikullin:

Me shume se 1650 kilograme kanabis sativa jane sekuestruat mbremjen e sotme ne Portin e Barit ne Itali. Lajmi behet i ditur nga burime te policise italiane.

Sipas tyre, droga qe u kap ne nje kamion ka kaluar nga Porti i Durresit ne Shqiperi. Policia shqiptare eshte treguar e rezervuar ne lidhje me kete trafik, ndersa mungojne dhe informacionet e tjera nga policia italiane.

Nese kjo lende narkotike do te hidhej ne treg, atehere vlera e saj shkonte ne 16 milione euro.

Dy shqiptare 53 dhe 26 vjeç jane vene ne pranga nga policia ne lidhje me kete supertrafik lende narkotike.