Ponta: “Shqiperia dhe Rumania, ne nje faze te re te bashkepunimit ekonomik"

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj kryesoi viziten e delegacionit shqiptar ne Bukuresht. Nder takimet e zhvilluara gjate dy diteve te qendrimit ne Rumani ishte edhe takimi me kryeministrin Victor Ponta.

Tematikat e diskutuara ishin te fokusuara kryesisht ne modelin e ri ekonomik te vendit, axhenden, marreveshjet e arritura me FMN-ne dhe Banken Boterore dhe ne veçanti, investimet e huaja.

“Shqiperia dhe Rumania kane hyre ne nje faze te re te bashkepunimit ekonomik”, u shpreh kryeministri Rumun. Ndersa ministri Ahmetaj vleresoi bashkepunimin e deritanishem mes dy paleve duke theksuar se, “ky eshte momenti me i mire per te kaluar ne projekte konkrete”.

Delegacioni shqiptar zhvilloi gjithashtu takime me ministrin e Ekonomise, ministrin per Bizneset e Vogla dhe te Mesme dhe ate te Energjise.

Me ata u diskutuan çeshtje dhe projekte investimesh ne fushen e energjise, eksporteve, modernizimit te sistemit energjitik te hidrocentraleve, si dhe sistemet e prodhimit te energjise permes ujit dhe eres.