Por… Nga Edison Ypi

Ankohen nga fukaralleku, por perdorin smartfona.

Ankohen per korrupsionin, por nuk shkojne ne Prokurori.

Ankohen per Shqiperine, por nuk gjejne karar ne asnje vend tjeter.

Bejne biznes, por refuzojne te paguajne taksat.

Bejne femije, por nuk i edukojne.

Bejne zgjedhje, por voten e shesin.

Bertasin per meritokracine, por per te gjetur pune fusin nje ushtri me miq.

Dashurohen, por me teper urrehen.

Dine shkrim e kendim, por nuk lexojne.

Duhen, por me teper rrihen, vriten, theren.

E duan Shqiperine, por mezi ç’presin t’ja mbathin.

E pranojne hierarkine, por udhehiqen nga instinkti i kopese.

Edhe premtojne, por genjejne.

Edhe pesojne, por nuk zene ment.

Flasin Shqip, por nuk merren vesh.

Gjumi i ze, por enderra nuk shohin.

Hane, por nuk ngopen.

Hiqen te ndjeshem, por nuk i hedhin asnje lek violinistit te trotuarit.

I puthin Femrat, por nuk i ndjejne.

Jane te famshem, por nuk jane te dashur.

Jane te ndershem, por me teper hajdute.

Jane te paket ne numur dhe jetojne ne territor te vogel, por fajin e kane vete.

Jane te shendetshem, por te ngathet.

Kane qumesht, por nuk bejne dhalle.

Kane ashensor, por e shkaterrojne.

Kane bese, por nuk e mbajne.

Kane fat, por nuk e kapin, u rreshqet.

Kane gjeografi, por nuk e shetisin.

Kane heronj, por te paditur, te pa shkolluar.

Kane Histori, por nuk e njohin.

Kane kisha dhe xhamia, por nuk i shkelin.

Kane krahe, por nuk fluturojne.

Kane ligje te mira, por nuk i zbatojne.

Kane makina, por neper katunde nuk shkojne.

Kane mendje, por nuk e perdorin.

Kane kohe, por e vrasin neper kafenera.

Kane korent, por e vjedhin.

Kane pune, por pertojne t’i bejne.

Kane qiell, por nuk ngrene koken ta shohin.

Kane semafora, por s’dine nga t’ja mbajne.

Kane shami, por qurrat nuk i fshijne.

Kane shkolla, por nuk mesojne.

Kane shpirt, por e kane te ftohte.

Kane sy, por i zgurdullojne.

Kane trimeri, por nuk kane vetkontroll.

Kane veshe, por nuk degjojne.

Kane zemer, por thjesht pompe.

Lahen, por nuk pastrohen.

Lepijne, por me teper kafshojne.

Martohen, por pendohen.

Mbahen per patriote, por ja vene shkrepsen Shqiperise per pese lek.

Mbahen te qyteteruar, por sakrificat e qyteterimit nuk i vuajne.

Mesojne, por harrojne.

Mund t’i pyesesh per diçka, por te pergjigjen per tjeter gje.

Ndihmohen, por nuk falenderojne.

Nis tu qartesosh diçka, por te nderpresin.

Nisen diku, por arrijne diku tjeter.

Nisen me vrap, por nuk arrijne kurre.

Nisen ngadale, por e katranosin.

Nisen ne parajse, por perfundojne ne ferr.

/mapo.al