Presidenti Duka: “Nuk kemi Ronaldo apo Messi, por grupi eshte ylli”

Lidhur me artikullin:

Vazhdon interesimi i mediave nderkombetare, per pergatitjet qe skuadra kombetare e Shqiperise po ben ne Bad Waltersdorf te Austrise.

Prej ditesh nje grup i gazetes prestigjioze franceze L’Equipe po qendron prane skuadres kombetare per te kryer intervista dhe reportazhe te ndryshme.

Sot ne nje interviste ekskluzive per kete gazete ishte i ftuar presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, ben te ditur FSHF.

Ai eshte shprehur se suksesi i Shqiperise me rastin e kualifikimin ne Evropian eshte fryt i nje pune shume vjeçare.

“Arritja ne finalet e Kampionatit Europian eshte fryt i nje pune disa vjeçare. Nuk mund te ndertosh asgje ne 5 vjet. Ne kemi filluar punen me permiresimin e infrastruktures. Me pas kemi vazhduar me kualifikimin e kuadrit trajner, nepermjet edukimit ne shkollen e trajnereve. Nje pune shume e mire eshte bere edhe per seleksionimin e qindra mijera futbollisteve, te cilet sot luajne ne Europe dhe Shqiperi”, eshte shprehur Duka.

Duka me tutje ka thene se grupi eshte forca kryesore e Shqiperise, pasi nuk ka ne mesin e tyre superyje, por te gjithe se bashku luftojne dhe sakrifikojne shume per te arritur te suksesi.

“Ne nuk kemi Ronaldo, Messi apo Ibrahimovic, por kemi lojtare qe luftojne dhe japin maksimumin per skuadren. Te gjithe sakrifikojne dhe luftojne shume. Trajneri i ka motivuar dhe e vleresoj punen e tij, e cila merret edhe me detajet me te vogla”, ka thene Duka per te perditshmen franceze.