Presidenti Duka tregon planin per pergatitjet e Kombetares ne Euro 2016

Lidhur me artikullin:

Kur kane mbetur me pak se dy muaj nga fillimi i finaleve te Kampionatit Europian, “France 2016”, Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, ben nje permbledhje te shkurter te asaj qe ka ndodhur dhe pergatitjeve qe institucioni, te cilin drejton, po ben per kete ngjarje, me e rendesishmja e futbollit shqiptar deri me tani. Po keshtu, numri 1 i institucionit te futbollit flet edhe per skuadren kombetare dhe pergatitjet e saj pergjate marsit e muajit maj, deri ne ditet e para te qershorit, kur do te niset per ne France. Nje rrefim i asaj qe po pergatit federata dhe i pritshmerive te presidentit te saj per pjesemarrjen e Shqiperise per here te pare ne nje turne te tille, bere per faqen zyrtare te FSHF-se.
Kane mbetur me pak se dy muaj nga fillimi i finaleve te Kampionatit Europian, “France 2016”. Cilat jane pergatitjet e FSHF-se per kete ngjarje madheshtore?

Ne po punojme shume. Duhet jashtezakonisht pune dhe perkushtim per pergatitjen sa me te mire te tij. eshte nje terren i pashkelur, te cilin po e eksplorojme çdo dite, duke u munduar te bejme me te miren. Qe ne fundin e vitit te kaluar, ose me sakte menjehere pas kualifikimit, kemi pergatitur nje seri projektesh dhe kemi hartuar nje plan masash, te cilat po mundohemi t’i zbatojme pike per pike.

Nje edicion eliminator, gati marramendes. Ç’do te veçonit prej kesaj historie?

Shume emocione, ngjarje qe kane rrjedhur me nje intensitet veprimi gati te pamenduara dhe te papara. Sigurisht, gjera qe nuk do te harrohen kurre dhe tashme jane pjese e faqes me te ndritur te futbollit shqiptar. Fitore, zhgenjime, beteja ne fushen e lojes dhe jashte saj (e kam fjalen per betejen juridike, te fituar ne KAS). Ç’ka do te veçoja, eshte besimi qe patem te gjithe. Nje besim qe erdhi duke u rritur. Qe nga ajo fitore e mrekullueshme ne Portugali e pastaj ndeshje pas ndeshjeje, beteje pas beteje, deri ne kualifikim.

Kombetarja ka zhvilluar dy ndeshje miqesore fundin e muajit te shkuar. Cila ka qene pershtypja juaj per to?

Per ndeshjen e pare, jam i mendimit se paraqitem dy tablo. Te pjeses se pare, ku beme aq gabime ne mbrojtje, sa nuk i kishim bere ne te gjithe edicionin eliminator. Pjesa e dyte ishte rikthim ne normalitet, ku treguam vlerat tona dhe reguam mire ndaj nje skuadre shume te forte. Ndeshja e dyte kishte shume eksperimente, te cilat teknikisht i zberthen vetem trajneri De Biasi dhe stafi i tij. Kam folur me trajnerin dhe jam i bindur se ai ka marre te gjithe informacionin e nevojshem nga zhvillimi i tyre. Gjithashtu, kjo iu eshte transmetuar edhe futbollisteve. Besoj se e kane marre mesazhin per keto dy ndeshje.

Pergatitjet do te nisin me 23 maj. Mund te na jepni disa hollesi ne lidhje me kete fushate pergatitore?

Skuadra do te grumbullohet ne Austri, me 23 maj, ku do te nise pergatitjet e saj per “Euro 2016”. Me date 29 maj do te zhvillojme miqesoren e pare kunder Katarit. Nderkohe, me 3 qershor, ne Bergamo, do te zhvillohet ndeshja e fundit miqesore e kesaj fushate, kunder Ukraines. Me 5 qershor do te jemi ne France, per t’u akomoduar ne rezidencen tone. Stafi organizator ka pergatitur gjithçka, ne menyre qe skuadra te kete ne dispozicion nje komfort te shkelqyer. Mund t’ju konfirmoj se jane marre te gjitha masat edhe per transfertat, ku do te zhvillohen tri ndeshjet e grupit, pra ne Lens, Marseje dhe Lion.

Ka patur gjate kesaj periudhe hamendesime per largimin e mundshem te trajnerit. Opinioni juaj zyrtar?

Nuk vlen te merremi me keto histori. E kam dhene pergjigjen edhe zyrtarisht per kete teme. Ju konfirmoj se flas çdo dite me trajnerin, me stafin organizator dhe me shume subjekte, me te cilet kontaktojme per te pergatitur nje Europian te denje, ku shpresojme te tregojme me te miren tone. Me te miren e futbollit shqiptar. Jemi perqendruar te gjithe vetem ne kete drejtim. Te tjerat nuk na interesojne.
Çfare do te kerkonte presidenti Duka nga ekipi, trajneri, stafi dhe FSHF-ja?

Eshte e tepert te theksoj se ne funksionojme te gjithe, si nje skuader e madhe. Te gjithe plotesojme, mbeshtesim, bashkepunojme dhe kerkojme me te miren. Gjithkush eshte i ndergjegjshem per veshtiresite ne perfaqesimin tone te pare, ne nje event te tille. Edhe per detyrat qe kemi perpara. Na duhet shume perqendrim dhe profesionalizem per te dhene me te miren. Te dyja jane hallka te rendesishme, qe do te bejne te tregojme me te miren tone. Kam besim se do t’ia dalim per te treguar vlerat tona me te mira. Te cilat, jo rastesisht na sollen deri ketu.