Presidenti i FIFA, Infantino: “Ky është Botërori më i mirë dhe më i bukur që është zhvilluar”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka cilësuar Kupën e Botës “Rusia 2018” si Kampionatin Botëror më të mirëndonjëherë.

“Disa vite më parë, unë thashë se ky do të ishte Kampionati Botërormë i mirë ndonjëherë. Sot mund të them me bindje të re, është Kupa Botërore më e mirëndonjëherë”, ka thënë fillimisht Infantino në një konferencë shtypi në Moskë.

“Ne kemi pasur 98 për qind të stadiumeve të mbushura, më shumë se një milion tifozë që udhëtuan nga jashtë, më shumë se tre miliardë shikues në TV”.

 

“Në kanalet digjitale të FIFA-s, përmbajtja është parë më shumë se 11 miliardë herë, pati shtatë milionë vizitorë në festat e tifozëve, sukses i madh me VAR-in dhe anti-dopingu ka dhënë teste të papara deri më tani”.

“Kemi pasur vetëm një ndeshje që ka përfunduar 0-0 dhe kemi pasur disa ndeshje të mira, të gjitha kishin shumë emocione”

“Edhe në anën organizative, niveli i përsosmërisë në infrastrukturë në stadiume, aeroportet, hotelet, transportin, sigurinë, niveli i përsosmërisë operacionale ka qenë vërtet, vërtetë i pashembullt”, përfundoi Infantino.