Presidenti Trump: “I falenderoj te gjithe ata qe me mbeshteten. Falenderoj edhe Hillary Clinton”

Ne fjalimin e pare te tij si Presidenti i 45 i SHBA-se, Donald Trump falenderoi te gjithe amerikanet qe e votuan, duke thene se do te jete president i te gjitheve.

“Faleminderit te gjitheve. Me falni qe ju lashe te prisni. Faleminderit te gjitheve. Sapo mora nje telefonate nga Clinton. Ajo na pergezoi ne te gjitheve per kete fitore. E pergezoj ate per kete fushate te veshtire qe ka bere. I detyrohemi nje falenderim te madh zonjes Clinton per kontributin qe ka dhene per vendin. Por tani eshte koha jone, u them te gjitheve, demokrateve dhe republikaneve qe te jemi te bashkuar. Ju premtoj te gjithe qytetareve se do te jem President i te gjithe amerikaneve. Per ata qe zgjodhen te mos me votojne, u them qe ne do te punojme sebashku per ta bere kete vend me te mire. E jona nuk ishte nje fushate, por ishte nje levizje e madhe e mrekullueshme, per te punuar per te ardhmen e vendit tone.

Duke punuar sebashku kemi detyre emergjente per te rindertuar vendin tone. Kam punuar gjithe jeten me biznese dhe do ta perdor kete potencial per te miren e vendit tone. Çdo amerikan do te kete mundesine te shfrytezoje potencialin e tij. Do punojme ne gjithçka per shkollat, aeroportet, rruget etj. Koha qe kam kaluar ne kete fushate ka qene nder ndereet e mia me te medha. E mira per te gjithe, do te ndodhe nen drejtimin tim. Do te kemi ekonomine me te forte ne te gjithe boten. Do te kemi edhe aleanca me shume vende te botes. Te vendosim vete fatin e vendit tone, te enderrojme gjera te bukura e te suksesshme, dhe t’u themi te gjithe botes se kush jemi. Falenderoj prinderit e mi qe me shikojne nga lart. Kam mesuar kaq shume nga ata, ishin prinder te mrekullueshem. Falenderoj motren time, dhe vellain tim Robert.”