Prezantimi në Shqipëri i serisë së re të Samsung Galaxy A

 

Samsung Electronics prezantoi dje në Tiranë modelet e serisë së Galaxy A për 2017, Galaxy A5 5.2 inç dhe Galaxy A3 4.7 inç, në ambjentet e City Art. Modelet e reja të serisë Samsung Galaxy A të telefonave të mençur karakterizohen nga një dizajn i këndshëm, kamera e përmirësuar si dhe karakteristika të tjera që do e bëjnë jetën e përditshme të përdoruesve më të thjeshtë dhe më të lehtë.

Gjatë prezantimit të pajisjeve të reja, Mr. Milan Vujovic, Shefi rajonal i Marketingut pranë Samsung Electronics, përshëndeti personat e mbledhur dhe vuri në dukje – “Ne jemi shumë krenarë që po prezantojmë modelet e reja të serisë së telefonave të mençur Galaxy A për vitin 2017. Gjenerata e re kombinon një dizajn elegant dhe karakteristika të përparuara që përdoruesit presin nga telefoni Galaxy dhe kjo është projektuar për të mbajtur ritmin e kërkesave dhe jetës së përditshme të konsumatorëve.”

Gjatë aktivitetit të realizuar në një atmosferë shumë të këndshme në prani të gazetarëve të shumtë në prezantimin fantastik të moderatorit të mirënjohur Edi Oga së bashku z. Julian Kamberi, Menaxher i Samsung për Shqipërinë u prezantuan telefonat e mençur të serisë Galaxy A që ndërthurin një kornizë metalike dhe xhamin e përforcuar, të cilat ndjekin udhëzimet e dizajnit premium të Samsung. Një risi tjetër është vendndodhja e kamerës dhe butonat kryesorë të kontrollit që janë në përputhje të plotë me pjesën tjetër të njësisë, të cilat u mundësojnë pajisjeve kompaktësinë e dizajnit dhe thjeshtësinë e përdorimit.

Seria e re e Galaxy A sjell karakteristika të përmirësuara për fotografinë. Teknologjia e përparuar e kamerës lejon fokus shumë preçiz, duke rezultuar në imazhe të gjalla dhe të qarta, madje edhe kur bëhen në kushtet e ndriçimit jo të mirë. Është thjeshtuar gjithashtu edhe bërja e selfieve. Kamera e përparme ka të njëjtin rezolucion si pjesa e pasme, në sajë të së cilës përdoruesi do të jetë në gjendje të bëjë selfie me rezolucion të lartë, ndërsa ekrani do të shërbejë si blic për dritë shtesë. Seria e pajisjeve Galaxy A gjithashtu i ofron një ndërfaqe të thjeshtuar përdoruesit të kamerës, duke i lejuar atij ndryshimin e menjëhershëm të filtrave duke u shtuar efekte imazheve.

Përveç kësaj, seria e re e pajisjeve Galaxy A ka rezistencë IP68 kundër ujit dhe pluhurit, duke e bërë atë rezistent ndaj shiut, djersës, rërës dhe pluhurit. Jeta e zgjatur e baterisë i lejon përdoruesit të qëndrojë i lidhur më gjatë dhe me opsionin për karikim më të shpejtë, bateria mund të karikohet më shpejt se kurrë më parë. Seria e pajisjeve Galaxy A është e pajisur gjithashtu me një portë të dyfishtë USB-je të Tipit-C për lidhje më të lehtë.

Opsioni “Always On Display” i lejon përdoruesit të kontrollojë më lehtësisht njoftimet e rëndësishme pa “e zgjuar” pajisjen nga opsioni “sleep mode”, gjë e cila kursen kohë dhe bateri. Për të provuar të gjitha këto karakteristika, gazetarët e pranishëm u ftuan që të realizojnë foto me telefonat e zhytur në ujë, foto të cilat u vlerësuan pastaj nga një juri e zgjedhur si dhe nga vetë gazetarët e pranishëm për të vlerësuar dy fotot më krijuese, realizuesit e të cilave, përfaqësues të medias, u vlerësuan me telefonat e rinj Galaxy A3 dhe A5.

Seria e telefonave të mençur Galaxy A është present në Shqipëri në tre ngjyra fine, përfshirë Gold, e Zezë dhe e Bardhë dhe ato janë në dispozicion me një çmim shitjeje sugjeruar për 37.990 Lekë për Galaxy A3 dhe 59.990 Lekë për A5 pranë operatorët të telekomunikacionit Vodafone Albania, Telecom Albania, PLUS COM operator dhe partnerëve të shitjes me pakicë Albatrade dhe Neptun.

Na lejoni t’iu kujtojmë se së shpejti do të jenë gjithashtu në treg në Shqipëri orët më të fundit të mençura Gear S3. Samsung Gear S3 është i disponueshëm në dy versione që i përshtaten mënyrës së jetesës të përdoruesve. Frymëzuar nga orat e dorës klasike dhe arti i realizimit të tyre, Gear S3 kombinon dizajnin e përjetshëm me teknologjinë e fundit celulare, duke përfshirë IP68 e papërshkueshme nga uji dhe të ndërtuar në GPS, duke e bërë atë të përsosur për çdo koleksion të orave.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.