Prezantohet Dream Team USA. Gati per te fituar medaljen e arte ne Rio 2016

Lidhur me artikullin:

Ne Rio 2016-te per te fituar nje tjeter medalje te arte Olimpike. eshte ky objektivi kryesor i Dream Team amerikan ne Olimpiaden qe do te zhvillohet gjate muajit Gusht ne Brazil. Do te mungojne emra te medhenj si Lebron James, Stephen Curry, Rusell Westbrook e James Harden por gjithsesi me lojtare shume te talentuar ne perberje si Thompson e Irving e De Rozan favoritet per te fituar medaljen e Arte numer 18 ne nje Olimpiade do te jene serish ata, Dream Team amerikan i drejtuar nga trajneri Mike Krzyzewski.

12 basketbollistet qe do te perfaqesojne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Rio De Janeiro u prezantuan ne New York. Klay Thompson dhe Kyrie Irving dy lojtaret qe pritet te marrin per dore peshen e ekipit ne Lojrat Olimpike gjate prononcimit te tyre per mediat u shpreh optimiste mbi mundesite qe ka Amerika per te fituar nje tjeter medalje te Arte. Fillimisht fjalen e mori Klay Thompson.

”Te gjithe basketbollistet qe jane pjese e ekipit zoterojne nje potencial te jashtzanokshem. Asnjeri nga ne nuk do te ishte sot ketu nese nuk do te kishim treguar nje nivel te larte gjate sezonit te fundit ne Nba. Ne duam te shkojme ne Brazil per te fituar pasi perfaqesojme Shtetet e Bashkuara te Amerikes, skuadren me te madhe te historise se basketbollit”.

Shume i lumtur qe do te jete pjese e Dream Team-it amerikan ishte edhe Kyrie Irving, kampioni i fresket i Nba me Cleveland Cavaliers. Ky i fundit theksoi se per te eshte nje enderr qe behet realitet ajo per te perfaqesuar vendin e tij ne nje eveniment madheshtor sic jane Lojrat Olimpike.