Prezantohet në Kosovë Samsung Galaxy S9 dhe S9+

 

Smartfonët e rinj flagship të serisë Galaxy dhe pikërisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+ janë prezantuar në Prishtinë nga Samsung Electronics. Me kamera tërësisht të re më e avancuara deri tani për foto edhe në një ndriçim jo cilësor, me këtë telefon nuk humbisni mundësinë për të fotografuar çdo moment tuajin.

Kamera tërësisht e rinovuar jep mundësinë e e videove Super Slow motion. Risi janë edhe Emoji AR, audio të shkëlqyeshme e shumë karakteristika të tjera – flagshipet e reja Galaxy S9 & S9+ ripërcaktojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën.

“Në flagshipet e rinj Galaxy S9 dhe S9+, ne kemi inkorporuar të gjitha njohuritë tona, inovacionin dhe përsosmërinë për të thjeshtuar komunikimin e sotëm dhe për ta bërë më të lehtë dhe më interesant”, tha Arbër Shala, Açount Manager i Samsung Electronics për Shqipërinë dhe Kosovën. Ne jemi krenarë që komuniteti botëror i telefonisë celulare në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që përfundoi para pak ditësh në Barcelonë, njohu dhe shpërbleu inovacionin dhe performancën e avancuar të produkteve Samsung me më shumë se 30 çmime prestigjoze, ndër të cilat për përfaqësuesin e serisë së re të flagshipeve Galaxy dhe konkretisht Galaxy S9+.”

Samsung Galaxy S9 dhe S9+, u lançuan më 25 Shkurt 2018 në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që u mbajt në Barcelonë, ku Samsung u vlerësua me më shumë se 30 çmime, ndër të cilat edhe çmimin më prestigjioz GLOMO Awards për smartfonin Galaxy S9+ si “Pajisja e Re më e Mirë e Lidhur” pikërisht për dizajnin e tij të rafinuar, kamerën e përparuar dhe performancën e jashtëzakonshme, të cilat me imagjinatë reinterpretojnë mënyrën se si ne sot komunikojmë, ndajmë dhe përjetojmë botën.