Prince Coffee House tani edhe në New York

Rrjeti i Prince Coffee House tashme ka shtrire rrejtin e saj edhe pertej Oqeanit Atlantik, duke hapur filialin e saj edhe ne Arthur Avenue, Bronx, New York.

Edhe pse simbolik, ky eshte investimi i pare direkt i nje firme kosovare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku do te punesohen rreth 20 punonjes .

Pra, tani edhe ne New York mund te konsumoni produktet e Princ Coffee House, sikurse ne Kosove, duke filluar nga espresso, makiato e deri tek embelsirat e pergatitura nga kuzhinieret e Prince Coffee House.

Ambienti i rregulluar me motive shqiptare, me nje staf te perkryer dhe te perkushtuar nga djemte dhe vajzat nga Kosova do t’ju mirepresin te gjithe juve qe jetoni ne New York per te shijuar MAKIATON me te mire te pergatitur nga Prince Coffee House.

/Telegrafi/