Prishje e njeanshme e kontratave, qeveria rrezikon HEC-et e vegjel

Qeveria shqiptare po detyron prodhuesit e vegjel te energjise elektrike te nenshkruajne nje kontratё te re per shitjen e energjise se prodhuar prej tyre, duke shkelur te drejtat qe ata i kane fituar ligjerisht fituara me pare dhe duke vene ne dyshim te ardhmen e tyre. Keshtu deklaron Shoqata shqiptare e Energjise se Rinovueshme (AREA).

Sipas saj, qeveria ka vendosur t’ua transferoje kontratat nga KESH ne OSHEE. Por kjo shihet si nje levizje me risk te madh.

OSSHE nuk i i ka atributet e nje kompanie qe mund t’i jepet Detyrimi i Sherbimit Publik lidhur me terheqjen e energjise nga prodhuesit, pasi nuk ka as licencat perkatese per ta kryer kete rol.

Vendimi krijon kushte pasigurie deri ne rrezikun per falimentimin e ketyre prodhuesve vendas e te huaj qe kane investuar ne Shqiperi qindra miliona euro, argumenton AREA.

Ne kete menyre prodhuesit e vegjel te energjise po perdoren si eksperiment nga qeveria per te provuar modelin e ri te tregut. Por kostoja e ketij eksperimenti pritet te kete pasoja te renda.

Sipas draftit ligjor qe po harton qeveria, HEC-et e vegjel do te mund te shesin vetem nje pjese te prodhimit tek konsumatoret, e cila paracaktohet ne kontratat qe do te duhet te nenshkruajne me OSHEE. Pjesen tjeter te energjise qe prodhojne ne periudhat e pikut, pas permbushjes se kerkeses se klienteve qe perfitojne nga furnizimi universal, do te jene te detyruar t’ia shesin Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, per mbulimin e humbjeve.

Kjo, sipas AREA-s, do te cenonte te drejten e prodhuesve te energjise ne vazhdimesi per te shitur te gjithe energjine e prodhuar prej tyre sidomos ne periudhat e pikut dhe ato te nates.
Me kontratat koncesionare, ne baze te te cilave operatore te ndryshem ekonomike investuan miliona euro ne fushen energjise se rinovueshme, blerja e energjise garantohej nga KESH.
Me kalimin e kontratave te OSHEE, nuk garantohet blerja totale e energjise edhe per shkak te aftesise blerese qe OSHEE do te kete ne te ardhmen.

Me modelin e ri te tregut Furnizuesit te Sherbimit Universal (FSHU) qe qeveria parashikon t’i jape OSHEE-se, do te hiqen shume konsumatore dhe per pasoje edhe aftesia e tij do te ulet me tej. Prodhuesit kane kerkuar qe transferimi i çdo kontrate te behet tek nje Operatori i Energjise se Rinovueshme me te gjitha garancite e fituara nga kontrata e koncesionit. Por deri tani nuk kane marre asnje garanci nga qeveria, sqaron AREA.
Prishja e njeanshme e te drejtave te fituara me pare ligjerisht nepermjet kontratave koncesionare jo vetem ka krijuar pasiguri tek keta invesitore vendas e te huaj, por rrezikon ta shohe qeverine shqiptare ne arbitrazh perballe tyre, per prishje te njeanshme te kontratave.

/Monitor