Privatizimi më i madh në historinë e njerëzimit duket në horizont

Kompania e naftes, Saudi Aramco, prodhon pothuajse 12 per qind te rezervave boterore te naftes – pese here me shume se kompania me e madhe private qe merret me prodhimin dhe perpunimin e produkteve te naftes, ExonMobil. Per shkak se ajo shtrihet ne depozitat me te medha boterore te naftes, me daljen e saj ne treg, Saudi Aramco mund te behet pese here me e madhe se Apple, pra kompania me e vlefshme ne bote, ndersa privatizimi i saj te jete me i madhi ne historine e njerezimit.

Me privatizimin e kompanise lidhen tri gjera: e para eshte se Arabise Saudite i duhet privatizimi qe te zvogelohet varesia nga nafta dhe qe nafta te perdoret per qellime te diversitetit financiar; e dyta ka te beje me ndikimin ne financat globale; dhe, e treta – qe shkon pertej ekonomise – nderlidhet me ndikimin e ketij privatizimi ne Lindjen e Mesme, raporton The Independent.

Arabia Saudite per shume vite ka nje problem, qe eshte varesia nga vetem nje industri. Per shkak te kesaj varesie, industrite tjera nuk mund te zhvillohen ne perputhje me nevojat e tregut boteror. Ky problem eshte i njohur me emrin Semundja Holandeze, qe ka te beje me shembullin e Holandes, shtet ky i cili pasi zhvillohet sistemi i gazit ne Detin e Veriut, gjithe forcen e tij, ekonomine, e ka fokusuar ne prodhimin e gazit, duke neglizhuar industrite e tjera e duke i bere ato te jene me pak konkurruese.

Por, per shkak te nje shoqerie te forte civile dhe te zhvillimit tradicional, industria energjetike e Holandes nuk e ka arritur kurre nivelin e varesise si ne Arabine Saudite apo ne Rusi.

Prandaj, princi saudit, Mohammed bin Salman, paralajmeroi “Vizionin 2030”, nje plan qe perfshin rritjen e te ardhurave per vendin nga shitja e kompanise Armaco. Te gjitha parate e mbledhura do te investohen ne zhvillimin e industrive te tjera, te cilat per shkak te preukupimit me naften nuk jane zhvilluar ne perputhje me nevojat e tregut. Plani eshte te formohet fondi me i madh ne planetin Toke. Sipas planit, nje pjese e mjeteve do te shkojne ne investimet e brendshme, e nje pjese ne investimet e jashtme.

Qellimi eshte i mire, nese marrim parasysh renien e koheve te fundit te çmimeve te naftes dhe faktin se nuk eshte mire qe te mbeshteten vetem ne nje burim te te ardhurave. Kritiket, ne anen tjeter, theksojne se ky degradim i industrise me te madhe ne bote eshte me shume loje e Qeverise se manover tregtare, ndaj eshte veshtire te dihet se çfare do te ndodhё ne te ardhmen me shtetin qe gjithçka qe ka po e ve ne shitje.

Princi Salman, 30-vjeçari i cili eshte trashegimtar i fronit mbreteror, propozon investime ne turizem, ne kujdesin shendetesor, ne prodhim dhe ne arsim. Nje nga objektivat eshte rritja e pjesemarrjes se sektorit privat ne ekonomi, nga 40 ne 65 per qind.
Nese kjo ndodh, ai thote se Arabia Saudite do te behet “normale” si vendet tjera qe kane disa sektore te forte. Ky ndryshim do te ndikojne edhe tek ndryshimet ne shoqeri dhe ne karakterin e kombit, transmeton Telegrafi.

Ne tere kete shtrohet çeshtja e ndikimit te ketij vendimi ne financat globale, pra se si do te ndikoje shitja e kompanise me te madhe te naftes ne bote dhe se si do te reagohet ne krijimin dhe zhvillimin e fondit me te madh. Sa i perket shitjes, ajo do te jete sprove per investitoret se sa jane te gatshem te investojne ne kompanine qe eshte deshmuar si miniere e pasurise. Ketu flitet edhe per ate se me çfare shpejtesie do te bie varesia nga nafta ne nivel global. Sa per fondet, fondet sovrane çdo here e me shume kane pikepamje morale, te tilla si Holanda, qe ka shitur pasurine e saj te qymyrit me qellim te zhvillimit te teknologjive per mbrojtjen e mjedisit. Arabia Saudite eshte investitor i njohur, e nese gjithçka shkon sipas planit, pasuria e saj do te duhej te jete me e madhe se sot.

Nese Arabia Saudite dhe ekonomia e saj shperndahen neper bote, kjo do te kishte efekt mbi fqinjet e saj. Nese privatizimi deshmohen si levizje te mire, ajo mund te provokoje vendet e tjera per ta bere te njejten gje. Me hapjen e investimeve, keto vende do te duhet te fillojne te respektojne ligjet dhe rendin nderkombetar. E, kjo eshte mire per tere boten.

/Telegrafi