Probleme per De Biazin

Lidhur me artikullin:

Kombetarja e Shqiperise eshte duke ecur ne rrugen e duhur ne kualifikimet per ne kampionatin evropian ‘France 2016’ dhe grupi aktual i futbollisteve te Kombetares po gezojne nje forme shume te mire ne skuadrat e tyre, por trajneri Gianni De Biasi ka “dhimbje koke” me disa lojtare.

Kjo per faktin se kater lojtare te Kombetares se Shqiperise kane mbetur pa skuader. Lideri i mbrojtjes dhe njeherazi kapiteni i skuadres Lorik Cana, ka shkeputur kontraten me Lazion dhe ende nuk eshte bere me skuader te re, ashtu si qendermbrojtesi tjeter Arlind Ajeti per te cilin thuhet se mund te transferohet ne Bundesligen gjermane por ende asgje deri me tani.

Per Canen flitet se do te transferohet ne Katar te skuadra e El Jaish por akoma nuk eshte zyrtarizuar akoma. Nderkohe edhe ne mesfushe dy lojtare te rendesishem si Migjen Basha dhe Andi Lila jane pa skuadra.

Basha eshte afer transferimit tek skuadra e Kievos ne Serie A ndersa sa i perket Liles nuk dihet e ardhmja e tij, pasi ende nuk eshte gjetur ndonje destinacion i ri.

Burimi: Gazeta Express