Probleme te Tirana. Ilir Daja prane largimit?

Lidhur me artikullin:

E Hene e trazuar te bardheblute. Pas barazimit me Vllaznine e gjithe dita eshte karakterizuar nga tensioni mes stafit teknik dhe atij drejtues. Drejtuesit e klubit jane mbledhur e kane diskutuar ne seli per ceshtjen e trajnerit dhe rezultatet e arritura pas fitores me Skenderbeun ne kampionat. Nga burime mesohet se stafit teknik i eshte ofruar ultimatum per ndeshjen e radhes ndaj Teutes, gje qe nuk eshte pranuar. Kjo ka cuar dhe ne diskutimin madje per nje largim te mundshem te trajnerit Ilir Daja, qe u emerua ne krye te Tiranes pikerisht nje vit me pare, ne fundin e tetorit te 2015-tes.

Madje gjate mbledhjes jane permendur dhe emra te mundshshem per te zevendesuar Dajen ne stol, mes te cileve dhe ai i Mirel Joses, qe kohet e fundit ka qene i diskutuar dhe per nje afrim te mundshem te kuqezinjte e Tetoves se Shkendijes. Gjithsesi ne fund nuk eshte arritur ne asnje vendim zyrtar dhe pse Daja eshte jo pak i rrezikuar per vazhdimesine e tij me bardheblute. Kete te Marte presidenti ka njoftuar dhe nje mbledhje me te gjithe stafin teknik dhe ekipin ku do te diskutoje pikerisht per te ardhmen dhe aty do te mesohet dicka me shume nese do te vazhdohet t’i besohet Dajes apo do te kete levizje ne stol.