Proceset gjyqesore me qesharake te ndodhura ndonjehere

Per te fituar para, njerezit pergjithesisht punojne. Pune te ndryshme, te ligjshme a te jashteligjshme. Por ka dhe njerez me me fantazi, te cilet preferojne te fitojne ne menyre me te shpejte, pa u lodhur e pa rrezikuar, pavaresisht pretendimeve te tyre per deme morale, emocionale e fizike. Ata ngrene padi, hedhin ne gjyq individe e kompani duke kerkuar shuma marramendese per arsye qe mund te bejne edhe per te qeshur.

Kjo eshte arsyeja pse proceset gjyqesore te permendura ketu, klasifikohen si 30 padite me qesharake qe ekzistojne.

Padite gjyqesore jane nga me te çuditshmet dhe te paditurve ne pjesen me te madhe te rasteve zor se u ka ardhur per te qeshur kur jane perballur me shifrat qe duhet te paguajne, pa e ditur realisht pse.

Siç eshte rasti i nje gruaje, e cila ka paditur dyqanin nga ku sapo kishte dale, sepse ishte “sulmuar” nga nje shpend. Shpendi nuk vinte nga dyqani, vinte nga qielli. Por ama, ndodhej ne hapesiren qe logjikisht, sipas gruas, i perkiste dyqanit. Nje person tjeter ka ngritur padi kunder basketbollistit Michael Jordan, sepse i ngjante atij dhe per kete arsye kishte pesuar shpesh here ne jete shok emocional. Dhe ne nje pjese te madhe rastesh keta “padites” arrijne te fitojne shuma marramendese, por ka dhe raste, kur trupi gjykues ka vendosur ta hedhe çeshtjen poshte duke i prere ne mes “shpresat e medha” te ketyre njerezve.

1. Hedh ne gjyq Michael Jordan se i ngjan

Allen Heckard hodhi ne gjyq Michael Jordan ne korrik 2006 me pretendimin se kishte kaluar traume emocionale per shkak se i ngjante basketbollistit te famshem. Ai ngriti padi ne Oregon, SHBA dhe kerkoi 832 milione dollare demshperblim. Gjyqi nuk ka perfunduar akoma.

2. Ngre padi pasi ngecet ne shtepine qe po grabiste

Ne tetor 1998, Terrence Dickinson ne Pensilvani po dilte nga shtepia qe sapo kishte perfunduar se grabituri, nepermjet garazhit. Ai nuk mundi ta ngrinte porten e garazhit pasi hapesi automatik nuk funksiononte. Ai mbeti i mbyllur nje jave aty sepse familja e shtepise ishte per pushime. Keshtu ai hodhi ne gjyq shoqerine e sigurimeve te pronarit te shtepise me pretendimin se situata i kishte shkaktuar gjendje ankthi. Juria ra dakord t’i paguante gjysme milioni dollare.

3. Hedh ne gjyq shkollen se e quajne “gei”

Nje adoleshent ne nje qytet te vogel ne Kansas Siti, SHBA, pas vitesh te tera ofendimesh nga shoket e klases qe mendonin se ishte gei arriti te perfitonte 440 mije dollare. Marreveshja u arrit ndermjet shkolles dhe 18-vjeçarit, Dylan Theno i cili ngrit padi ne vitin 2004. Pasi u vertetua se nuk ishte gei, ai mori demshperblim per demin moral qe i ishte shkaktuar.

4. Pengohet tek nje femije, thyen kemben

Ne janar te vitit 2000, Kathleen Robertson ne Teksas mori nje demsperblim prej 780 mije dollaresh nga juria e gykates, pasi kishte thyer kyçin e kembes kur ishte penguar tek nje femije ne nje dyqan mobiliesh. Pronaret e dyqanit mbeten te habitur nga vendimi duke pasur parasysh se femija ishte i zonjes Robertson.

5. Hedh ne gjyq pasi e kafshoi qeni, te cilin e ngacmoi vete

Ne tetor te vitit 1999, Jerry Williams mori 14 mije dollare shperblim dhe kompensim per sherbimet mjekesore pasi e kafshoi qeni i komshiut. Qeni ishte ne kopshtin e te zotit dhe juria ishte e mendimin se Willimas e kishte provokuar duke i gjuajtur me pistolete me saçme.

6. Hedh ne gjyq restorantin se rreshqet ne lengun e derdhur

Ne maj te vitit 2000, nje restorant ne Filadelfia mori urdher qe t’i paguante nje klienteje 113.500 dollare pasi ajo kishte rreshqitur ne lengun qe ishte derdhur ne dysheme dhe kishte thyer kemben. Pija ndodhej ne dysheme sepse para 30 sekondash viktima ia kishte hedhur ne surrat te dashurit te saj pas nje zenke.

7. Hedh ne gjyq lokalin pasi bie nga dritarja e tualetit

Ne dhjetor te vitit 1997, Kara Walton ne SHBA hodhi ne gjyq pronarin e nje klubi nate pasi ishte rrezuar nga dritarja e tualetit dhe kishte thyer dhembet. Ajo ishte ngjitur ne dritare sepse nuk donte te paguante sherbimin prej 3.50 dollaresh. Gjykata e demshperbleu me 12 mije dollare.

8. Hedh ne gjyq kompanine pasi perplaset

Ne nentor te vitit 2000, nje person bleu nje makine-shtepi “Winnebago”. Ndersa po ecte ne autostrade ai vendosi qe te linte timonin e te shkonte ne pjesen e pasme per te bere kafe. Nderkohe makina-shtepi humbi kontrollin dhe u perplas. Keshtu ai hodhi ne gjyq kompanine pasi ajo nuk e keshillonte ne manualin e perdorimit qe te mos kryente nje veprim te tille. Si perfundim fitoi rreth dy milione dollare dhe nje makine-shtepi te re.

9. Hedh ne gjyq parkun se nuk e paralajmeron per vetetimat

Shawn Perkins u godit nga vetetimat ne nje park ne Ohajo, SHBA. Menjehere ai mori avokatin dhe u gjend ne sallen e gjyqit me nje padi kunder parkut, ku kerkon demshperblim. Arsyeja? Sepse njerezit duhet te paralajmeroheshin qe te mos leviznin ne kohe me bubullima.

10. Hedh ne gjyq fast-food-in se ishte i shendoshe

Caesar Barber, 56 vjeç nga Nju Jorku eshte obez dhe per kete fajeson fast-food-et qe, sipas tij, e kane detyruar te haje ushqimin e tyre pese here ne jave. Ai ka ngritur padi kunder “McDonalds”, “Burger King”, te cilit sipas tij kane perfituar prej tij dhe nuk e kane paralajmeruar se ushqimi i tyre nuk eshte i shendetshem.

11. Hedh ne gjyq shkollen e vjeter se e kishte perjashtuar nga skuadra e bejsbollit

Cole Bartiromo, 18 vjeç u be milioner ne tregun e burses, por policia federale ia konfiskoi gjithe parate me pretendimin se kishte mashtruar. Pas kesaj, shkolla nuk e lejoi qe te merrte pjese ne skuadrat sportive. Ai e hodhi ne gjyq shkollen pasi, sipas tij, ai pretendonte te ndiqte nje karriere si lojtar bejsbolli dhe per kete kerkon nje kompensim prej 50 milione dollaresh, qe i bie te jete shuma qe ai do kishte fituar si rroge nese do kishte vazhduar te luante.

12. Prifti hedh ne gjyq viktimen se thyen marreveshjen

Priftim David Hanser ishte nder te paret prifterinj qe u perfshine ne nje skandal seksual me te mitur. Ne vitin 1990, ai hodhi ne gjyq nje prej viktimave te tij duke kerkuar nje shume prej 65 mije dollaresh. Viktima i kishte bere thirrje kishes qe te mos e lejonte Hanser-in qe te punonte me femije, dhe ky i fundit e hodhi ne gjyq se sipas marreveshjes ai nuk duhet te fliste per keto gjera.

13. Hedh ne gjyq fqinjin, te cilit po i vidhte

Ne qershor te vitit 1998, 19-vjeçari Carl Truman ne Los Anxhelos fitoi nje shume prej 74 mije dollaresh, si dhe mbulim te shpenzimeve mjekesore pasi fqinji i tij i kishte shkelur doren me makinen “Honda Accord”. Truman s’e kishte vene re se ne makinen, se ciles po tentonte t’i vidhte gomat, ndodhej shoferi.

14. Fle ne magazine, hedh ne gjyq punonjesit

Nje 44-vjeçare, e cila kishte humbur shtepine per shkak te kredise i vendosi gjithe plaçkat e saj ne nje magazine, ku depozitoheshin mallra. Por ndersa nje nate ajo gjendej aty “duke kerkuar per disa letra”, punonjesit, sipas saj kishin mbyllur deren dhe ajo kishte mbetur brenda, duke fjetur aty. Edhe pse juria vendosi se faji ishte i Hudson, vendosi t’i jepte nje shume prej 100 mije dollaresh.

15. Hedh ne gjyq ruajtesen e qenit

Doug Baker, 45 vjeç hodhi ne gjyq ruajtesen e qenit pasi kafsha e shtepise ishte arratisur. Sipas Baker, biznesi i tij falimentoi, pasi gjithe kohen e tij ai ia kushtoi kerkimit te qenit te tij te dashur. Pasi e gjeti qenin ai kerkoi nga ruajtesja e qenit 160 mije dollare per humbjet materiale dhe emocionale.

16. Polici vret gabimisht, hedh ne gjyq kompanine “Taser”

Oficerja Marcy Noriega qelloi per vdekje nje te prangosur ne pjesen e pasme te makines duke menduar se po e qellonte me elektroshok. Pasi kesaj ajo hodhi ne gjyq kompanine e pajisjeve te elektroshokut pasi çdo polic mund te ngaterroje nje pistolete me nje pajisje elektroshok.

17. Hedh ne gjyq shkollen per pezullimin 10-ditor

Nje nxenes i nje shkolle te mesme ne SHBA, i cili eshte edhe atlet ka hedhur ne gjyq shkollen, e cila e ka pezulluar per perdorim kokaine. Por ne padi, ai pretendon se ia kane vene kokainen ne hunde. Sipas tij, kokaina i eshte vene ne hunde ne mes te klases, per shkak te performances se tij te shkelqyer akademike.

18. Hedh ne gjyq njeriun me te njejtin emer

Kompania e bejsbollit i pagoi Mark Guthrie, 43 vjeç rrogen, ne vend qe keto para t’ia jepte Mark Guthrie, 38 vjeç. Kompania i ngaterroi te dy personat me te njejtin emer dhe i pari pranoi t’i merrte parate, madje kerkoi nje vertetim me shkrim se nuk do kishte probleme qe kishte marre 300 mije dollare me teper. Por kompania ne vend qe te plotesonte kerkesen e tij, e hodhi ne gjyq.

19. Hedh ne gjyq revisten e konsumatoreve

Kompania “Sharper Image”, e cila shet filtra ajri hodhi ne gjyq revisten “Consumer Reports” pasi ajo shkruante se keto filtra nuk e kryenin si duhet funksionin e tyre. Kompania u ankua se revista nuk kishte kryer nje testim te drejte. Mirepo kjo kompani nuk ishte me fat, madje gjykata i kerkoi te paguante 400 mije dollare qe ishin shpenzimet e gjyqit te revistes.

20. Hedh ne gjyq “General Motors”

Edith Morgan, nena e yllit te futbollit Derrick Thomas, i cili vdiq ne nje aksident me makine tha se djali i tij vdiq sepse tavani i makines u shkeput dhe i ra ne koke, jo sepse makina u rrezua ne autostrade. Ajo hodhi ne gjyq “General Motors” dhe kerkoi me shume se 100 milione dollare. Por gjykata nuk e pa te arsyeshme t’i jepte asaj asnje kacidhe.

21. Hedh ne gjyq radion

Tanisha Torres hodhi ne gjyq radion “Shack” pasi folesi e kishte germezuar gabim emrin e qytetit te saj ne faturen e telefonit. Ajo nuk i kerkoi madje qe ta nderronte, por thjesht ngrit padi. Torres pretendoi ne sallen e gjyqi se ishte ndier ne siklet dhe i kishte ardhur turp kur kishte pare emrin e qytetit ne faturen e telefonit dhe kerkon nje shume te papercaktuar si demshperblim.

22. Hedh ne gjyq kompanine se nuk jep instruksione per rripin e sigurimit

Mary Ubaudi ishte pasagjere ne nje makine qe u perfshi ne nje aksident. Ajo ia hodhi fajin kompanise “Mazda Motors”, nga e cila ishte blere makina. Ajo kerkon 150 mije dollare demshperblim me pretendimin se kompania nuk ofronte instruksionet e duhura per perdorimin e rripit te sigurimit.

23. Hedh ne gjyq David Copperfield

Christopher Roller i cili eshte i pasionuar pas magjise ka hedhur ne gjyq David Copperfield. Ne nje padi ai i kerkon atij qe t’i tregoje sekretet e tij ose perndryshe t’i paguaje dhjete perqind te fitimeve te tij pergjate gjithe jetes, te cilat mund te arrijne ne 50 milione dollare. Sipas Roller, ai eshte Zot dhe aftesite qe perdor Copperfield nuk jane te natyrshme, ndaj i perkasin Zotit (Roller).

24. Hedh ne gjyq komshinjte, pasi trembet prej tyre

Dy fqinje adoleshente gatuan biskota per komshinjte e tyre, por akti i tyre nuk u mireprit. Renea Young u tremb, kur i degjoi teksa ecnin ne veranden e shtepise se saj. Ata i kerkuan falje me shkrim, por Young i hodhi ne gjyq gjithsesi duke kerkuar 3000 mije dollare. Kur mori vetem 900 dollare ajo “beri namin” neper gazetat lokale, ndersa tani çuditet qe i gjithe qyteti nuk e sheh dot me sy.

25. Hedh ne gjyq banken se e le pa gjume prej kredise

Pasi Barnard Lorence terhoqi me shume para se ç’kishte ne llogari nga banka, u detyrua te paguante me keste mujore borxhin. Keshtu, ai vendosi te ngrinte nje padi kunder bankes, pasi sipas tij i kishte shkaktuar stres dhe deshperim, si dhe prej kesaj kishte humbur gjumin. Me siguri, dy milione dollaret qe ai kerkon, mund t’ia kthejne serish gjumin.

26. Hedh ne gjyq dyqanin se lejon zogjte te fluturojne

Rhonda Nichols thote se nje zog i eger e kishte sulmuar ndersa sapo kishte dale nga dyqani i pajisjeve shtepiake ne Illinois, SHBA. Pas ketij incidenti, ajo vendosi se duke qene se ajo ndodhej prane dyqani, duhet te ishte ai pergjegjes per “sulmin” e shpendit. Ajo nuk iu ankua dyqanit, por depozitoi menjehere nje padi kunder tij, ku kerkonte 100 mije dollare. Çeshtja u pezullua nga gjykata.

27. Hedh ne gjyq kompanine telefonike

Michelle Knepper gjeti numrin e nje doktori ne librin telefonik dhe vazhdoi proceduren e operacionit plastik edhe pse ai ishte dermatolog, nderkohe qe asaj i duhej nje kirurg plastik. Pasi komplikacioneve, ajo u ankua se nje gje e tille nuk do kishte ndodhur asnjehere nese nuk do e kishte gjetur numrin ne bllokun telefonik. Ke hodhi ne gjyq ajo? Kompanine telefonike dhe fitoi 1.2 milione dollare.

28. Hedh ne gjyq punonjesit qe i shpetuan jeten

Barbara Connors, ndodhej ne nje makine, te cilen po e ngiste dhendri i saj 70-vjeçar kur makina ra ne lumin e Konektikatit, SHBA. Polumbaret mberriten menjehere ne vendngjarje duke i shpetuar jeten, por Connors pesoi demtim ne tru per shkak te zhytjes ne uje. Ke duhej te hidhte ne gjyq? Shoferin? Sigurisht jo. Punonjesit e shpetimit ishin objektiv me i arsyeshem.

29. Hedh ne gjyq dyqanin per shkak te ngjiteses ne tualet

Bob Dougherty hodhi ne gjyq dyqanin “Home Depot” pasi dikush kishte vene ngjitese ne tualet. Por kjo shaka nuk rezultoi e kendshme per Dougherty, i cili pesoi demtime nga ngjitje. Edhe pse ai u shpreh se ky nuk ishte faji i dyqanit, “Home Depot” i ofroi dy mije dollare. Dougherty u shpreh se oferta ishte “fyese” dhe ngrit padi, ku kerkonte 3 milione dollare.

30. Hedh ne gjyq spitalin

Tre motrat Bird hodhen ne gjyq doktoret e nje spitali pasi ato kishin pare doktoret qe shkonin me nxitim ne dhomen e se emes. Kjo, sipas tyre u kishte shkaktuar atyre stres te madh pasi kishin menduar se diçka nuk po shkonte si duhej me shendetin e nenes se tyre. Gjyqi zgjati per shume kohe deri sa mberriti ne Gjykaten e Larte te Kalifornise, e cila vendosi ta hidhte çeshtjen poshte.