Profil. Kush eshte kreu i ISIS Al Bagdadi???

Pas sulmeve te ndodhura ne Paris, kreu i ISIS Al Bagdadi eshte padyshim njeriu me i urryer ne bote. Por kush eshte Al Bagdadi dhe si u shnderrua ne njeriun me te urryer te momentit?

Ibrahim Awwad Ibrahim Al­ Badri u lind ne vitin 1971 ne Samara, nje qytet i lashte irakian ne skajin lindor te Trekendeshit Sunit ne veri te Bagdadit. I biri i nje njeriu te devotshem, qe i mesoi leximin e Kur’anit ne nje xhami lokale, vete Ibrahimi ishte tip i terhequr dhe i heshtur, ndersa edhe kur fliste, mezi degjohej. Fqinjet e mbajne mend si nje adoleshent te turpshem.

Qe ne femijeri, nofka e Ibrahimit ishte “Besimtari”. Kur nuk ishte ne shkolle, kalonte shume kohe ne xhamine e lagjes, i zhytur ne studimet e tij fetare; ndersa kur kthehej ne shtepi ne fund te dites, sipas njerit prej vellezerve te tij, Shemsiut, ai paralajmeronte te gjithe ata nuk respektonin kufizimet e ligjit islam.

Tashme Ibrahim Al­Badri njihet ne mbare boten si Abu Bakr Al­Baghdadi, sundimtari i Shtetit Islamik apo ISIS, dhe ai ka fuqine jo vetem te paralajmeroje, por ndeshkoje dhe madje ekzekutoje brenda territoreve te tij njerez, besimi i te cileve nuk eshte absolut.

Ndjekesit e tij e quajne “komandanti i besimtareve”, nje titull i rezervuar per Kalifet, sundimtaret e medhenj shpirterore tokesore te perandorise se madhe myslimane te Mesjetes. Edhe pse mbreteria e tij eshte shume me e vogel, ai sundon mbi miliona njerez. Disa jane besnike fanatike ndaj tij; shume te tjere struken nga frika e pasojave te pergjakshme, qe mund te kete sfidimi i variantit te tij brutal te Islamit.

Origjina salafiste, studimet dhe militimi tek Vellazeria Myslimane Familja e Bagdadit, eshte ne shume menyra perfaqesuese e diversitetit te ndikimeve dhe aleancave ne ndryshim te vazhdueshem, te cilat ishin jetike per te mbijetuar ne Irakun e Sadam Hyseinit. Jo vetem qe ajo kishte lidhje me qarqet bathiste, ndoshta vetem per qellime praktike, por ka deshmi se disa prej anetareve te familjes Bagdadi, mbase edhe i ati i tij, ishin Salafiste – pasues te nje forme ekstreme puritane te Islamit sunit, i praktikuar gjeresisht ne Arabine Saudite dhe ne pjesen me te madhe te Lindjes se Mesme, duke perfshire Irakun, ku ajo ka rrenje te thella.

Muhamed ibn Abdul­ Wehhab, themeluesi i deges arabe te Salafizmit, thuhet se ka studiuar ne qytetin irakian te Mosulit ne shekullin XVIII, dhe dishepujt e tij e perhapen kete rryme ne te gjithe Irakun ne shekullin XX. Shumica e Salafisteve, predikojne bindjen ndaj sunduesve mislimane, edhe ndaj atyre me te keqinj. Por Sadami i pa ata si nje kercenim, per shkak se e denonin shekullarizmin dhe kerkonin te impononin ligjet islamike.

Prandaj, kur salafistet ne Irak filluan te organizohen ne punen e tyre misionare ne fund te viteve ‘70, Sadami burgosi shume prej tyre me akuzen e formimit te organizatave ilegale. Ai pezulloi perkohesisht terrorin gjate viteve ’80, per shkak te luftes me Iranin shiit, pasi e pa te nevojshme ruajtjen e mbeshtetjen se pakices sunite te Irakut, e cila perfshinte edhe Salafistet. Por ne vitin 1990, dy vjet pas perfundimit te luftes me Iranin, Sadami ushtroi presion ndaj mijera Salafisteve, qe te nenshkruanin nje zotim per te mos konvertuar irakianet e tjere ne kauzen e tyre.

Kur Bagdadi u diplomua ne Universitetin e Bagdadit ne vitin 1996, ai u regjistrua me pas ne universitetin e themeluar nga vete Sadami per Studime Islame, ku studoi per nje master ne recitimin kuranor, subjekti i tij i preferuar. Gjate kesaj kohe, xhaxhai i tij, Ismail El­Badri, e bindi t’i bashkohej Vellazerise Myslimane, nje levizje transnacionale e perkushtuar ndaj krijimit te shteteve ne baze te ligjit islamik.

Ne shumicen e vendeve, Vellazeria, e cila ishte e ndare ne dy rryma liberale dhe konservatore, kishte adoptuar nje qasje te kujdesshme ndaj ndryshimeve politike, pergjithesisht per te punuar brenda sistemit. Shume prej vellezerve ne Bagdad, duke perfshire edhe vete Bagdadin ishin ne fillim Salafiste paqesore, qe deshironin t’u impononin shteteve ligjin islamik, por nuk mbeshtesnin revolten nese keto te fundit refuzonin ta benin kete.

Por shume shpejt, Bagdadi anoi me shume drejt atyre pak salafisteve, besimi i rrepte i te cileve i çoi ne thirrje per permbysjen e sunduesve, te cilet cilesoheshin si tradhetare te besimit. Ata e quanin veten safalistet xhihadiste. Nen tutelen edhe te vellait me te madh Jum’a qe ishte pjese e kesaj levizjeje, Bagdadi u be gjithnje e me shume i paduruar me lidershipin e Vellazerise, per te cilin ai ndjente se ishte i perbere nga “njerezit e fjaleve dhe jo veprimit”.

Ne vitin 2000, Bagdadit i hanin duart per lufte. Ylli i futbollit Shumica e asaj qe ne dime per Bagdadin, ndermjet viteve 2000 dhe 2004, ka te beje me jeten e tij personale, madje me detaje te shumta. Ai duket se ka patur dy gra dhe gjashte femije. Xhamia ishte edhe vendi, qe i lejonte te kenaqte pasionin e tij per ndeshjet e futbollit. Xhamia kishte nje klub futbolli, dhe Bagdadi ishte ylli i ekipit, dhe mbahet mend si “Messi Yne”, nje reference per futbollistin e madh argjentinas, Lionel Messi.

Shoket kujtojne se ai e humbiste shpesh durimin, kur nuk arrinte te shenonte. Durimi i tij kishte filluar te behej i brishte, per shkak te sjelljeve joislame qe ai verente. Sipas nje fqinji, Bagdadi u merzit pa mase nje dite, kur pa dy dasmore qe vallezonin me njeri­tjetrin. “Si mundet qe burrat dhe grate te vallezojne se bashku?”­ bertiti ai. Bagdadi e detyroi çiftin te nderpriste vallezimin. I burgosuri Ne fund te vitit 2003, pasi amerikanet kishin mundur dhe shperbere ushtrine e Sadamit, Bagdadi ndihmoi ne krijimin e Jaysh Ahl alSunna Wa­l­Jamaah (Ushtria e Popullit Sunit dhe Solidaritetit te Perbashket), nje grup kryengrites qe luftoi trupat amerikane dhe aleatet e tyre lokale ne Irakun verior dhe qendror. Bagdadi u arrestua gjate nje bastisjeje te trupave amerikane, dhe u dergua ne kampin e Bucca­s ne Irak ne shkurt te viti 2004. Gjate 10 muajve ne paraburgim, ai e fshehu militantizmin e tij, dhe iu perkushtua mesimit fetar.

“Bagdadi ishte nje person i qete”,­ kujton ish­shoku i tij ne burg, ne kushte anonimiteti. “Ai kishte karizem, dhe mund ta ndjeje se ishte dikush i rendesishem”. Shumica e 24 mije burgosurve ne kamp ishin arabe sunite, qe kishin sherbyer ne ushtrine dhe sherbimet inteligjente te Sadamit. Kur ky i fundit u rrezua nga pushteti, ata u perzune nga ushtria, per shkak te epersise se shumices shiite te shtypur prej nje kohe te gjate.

Nese kur ata kishin mberritur ne kamp pak prej tyre ishin xhihadiste, shumica prej tyre u bene te tille kur dolen prej aty. Manifeste radikale xhihadiste qarkulluan lirisht, nen syte vigjilente te amerikaneve. “Rekrutet e rinj u pergatiten ne menyre qe kur te liroheshin, te pergatisnin bomba”,­ kujton ish i burgosuri. Shume nga ish­baathistet ne Bucca, disa prej te cileve u miqesuan me Bagdadin, me vone do te rritet ne detyre ne radhet e Shtetit Islamik. “Nese nuk do te kishte burgje amerikane ne Irak, s’do te kishte as Shtet Islamik”,­ shton ai.

Si u krijua ISIS­i

Vetem dy muaj para lirimit te Bagdadit, AlKaida krijoi nje dege te rrjetit te saj te terrorit ne Irak, duke terhequr edhe nje celule te milicise xhihadiste qe drejtohej nga Abu Musab al­Zarkavi nga Jordania, qe donte te krijonte nje Shtet Islamik. Ai mendoi te perdorte AlKaiden ne Irak, per te provokuar nje lufte civile sektare mes pakices sunite dhe shumices shiiteve. Me siguri, Bagdadi do te kete takuar xhihadistet e rrethit te Zarkavit, gjate kohes se qendrimit ne Bucca. Pas lirimit, Bagdadi shkoi ne Damask per te kryer disa misione per llogari te Al­Kaides. Asokohe, presidenti sirian, Bashar Al­Asad, kishte bere nje sy qorr ndaj tubimit te luftetareve te huaj ne Irak, per te ndeshkuar Shtetet e Bashkuara per shkak te pushtimit te vendit; te njejtat hordhi qe do te kthehshin kunder tij ne vitin 2011. Ne vitin 2006, Al­Kaida ne Irak, formoi nje organizate ombrelle per grupet xhihadiste qe po i rezistonin pushtimin amerikan.

Grupi i Bagdadit, ishte nje nga te paret qe iu bashkua. Kur Zarkavi u vra gjate nje sulmi ajror amerikan ne qershor te atij viti, pasardhesi i tij, Ebu Ejub El­Masri, nje xhihadist egjiptian shpalli themelimin e Shtetit Islamik ne tetor dhe e shperberi Al­Kaeden ne Irak, duke njoftuar se ushtaret e saj ishin tanime pjese e ISIS­it. Udheheqesit e rinj te Shtetit Islamik, shpresonin se te huajt do te mendonin per organizimin e tyre, si nje shtet i pavarur apo edhe fillimet e nje kalifati te restauruar, si perandoria e madhe e islamit te hershem. Per shkak te kredencialeve te tij shkencore, Bagdadi u caktua ne krye te puneve fetare te Shtetit Islamik, ne disa prej “krahinave” te saj saj irakene. Kuroreshkelesit qe u kapen u ekzekutuan permes gjuajtjes me gure, ata qe pinin alkool rriheshin ne publik, hajduteve u priteshin duart, dhe “mosbesuesit” apo cilido qe sfidonte programin e Shtetit Islamik, u ekzekutuan. Ne prill te vitit 2010, nje komando amerikane rrethoi dhe vrau ne rrethinat e Tikritit Ebu Umerin dhe Masrin.

Me vdekjen e tyre, Keshilli Konsultativ zgjodhi si drejtues te perkohshem kreun e keshillit ushtarak te Shtetit Islamik, Haxhi Bekri. Ai vendosi qe te zgjedhe si kreun e Kalifatit Bagdadin 39­vjeçar, me mendimin se ky mund te ishte me i perpunueshem se konkurrentet e tjere. Keshilli zgjodhi emirin e ri te Shtetit Islamik, me 9 vota pro dhe 2 kunder.

Bagdadi dhe Haxhi Bekri, ishin te vendosur te zgjeronin harten e lutimeve dhe pushtuar territorin e nevojshem per krijimin e nje Kalifati. Shtimi i trazirave ne Siri ne vitin 2011, ishte ne favor te tyre. Bagdadi dergoi nje nga operativet e tij siriane, per te themeluar nje dege sekrete te Shtetit Islamik brenda atij viti. Kjo dege, e njohur me vone si Fronti Nusra, fillimisht sulmoi civilet, si pjese e nje fushateterrori klandestin per te mbjelle kaos. Shpresa ishte se Shteti Islamik do te qe ne gjendje qe te perfitonte nga ky kaos, per t’i hapur rrugen pushtimeve masive – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=327158#sthash.p4G9zJia.dpuf