Profil – Kush eshte presidenti i 45 Amerikan, Donald Trump?

Kush eshte Donald Trump, Presidenti i 45-te i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Per shume kohe perpara se te kthehej ne kandidatin aq te pagjase presidencial te Partise Republikane, Donald Trump ishte miliarderi me i famshem e piktoresk i Amerikes.

Pakkush do ta mendonte atehere se njeriun me gojen pa fre nje dite, shume pak do ta ndante nga Shtepia e Bardhe. Skepticizmi i madh qe ka rrethuar kandidaturen e Trump si nga kundershtaret, ashtu dhe nga vete pjesetare te partise se tij, nuk buron vetem nga platforma e shumediskutuar e emigracionit, apo stili kaotik i fushates.

Rrenjet e tij shtrihen deri ne nje te shkuar narcizizmi, grandomanie e papajtueshmerie. Me shume edhe se vete Ronald Reagan, Trump duket sikur eshte pergjate gjithe kohes ne aktrim: ai leviz ne rrjedhen e jetes me instinktet e dikujt qe e di se vezhgohet ne çdo hap.

Nese te gjitha qeniet njerezore mund te quhen per nga vete natyra e tyre aktore sociale, Donald Trump ne kete drejtim i kapercen te gjithe. Shume pyetje jane ngritur mbi figuren e tij gjate kesaj fushate. Mbi platformen qe ka, mbi diturine qe duket se çalon, mbi gjuhen e perdorur qe kthehet rendom ne teme diskutimesh te perflakura, apo edhe nivelin e rehatise me dhunen politike. Po kush eshte ne te vertete ky njeri? Si punon mendja e tij?

“Amerika eshte kthyer ne vendgrumbullimi plehrash per problemet e te gjitheve. eshte e vertete, kur Meksika sjell njerez ketej nuk dergon me te miret, nuk sjell njerez si ju”, tha Trump ne nje prej tubimeve te tij elektorale. Personaliteti i Trump eshte sa ekstrem, aq edhe i rralle per nje kandidat presidencial. Shume njerezve qe e kane takuar nga afer, qofte per intervista, ne ndonje salle debati, apo atyre qe e kane ndjekur ne perballjet televizive, u eshte dukur i shushatur disi.

Profili i jetes se tij nuk eshte ai qe pritet nga nje president i Shteteve te Bashkuara: kontroversialiteti eshte ne maje, dakordesia ne nivelin me te ulet. Ashtu si George e. Bush, Bill Clinton apo Teddy Roosevelt, Trump e interpreton rolin e tij jetesor ne nje menyre shperthyese dhe ne aspektin social, dominuese. eshte i palodhur, gjithe kohen ne levizje, i paafte te qendroje ne nje vend dhe fle shume pak. Ne kohe fushate, kandidatet jane shume me aktive se ne normalitetin e tyre, por rrallekush e shijon fushaten aq shume sa miliarderi me floke te çuditshme.