Programi me i ri i Facebook per publikuesit: Instant Articles

Facebook do te beje te disponueshem programin Instant Articles per te gjithe publikuesit duke filluar nga data 12 Prill. Ky vendim vjen pothuaj nje vit nga starti i ketij eksperimenti.

Tani te gjithe qe kane ne zoterim nje uebfaqe dhe faqe ne Facebook mund te perfitojne nga avantazhet qe te ofron ky program. Kjo do te thote se publikuesit mund te shperndajne permbajtjet direkt ne rrjetin social pa qene nevoja te shperndajne lidhje ridrejtuese tek uebfaqet.

Instant Articles ka qene i disponueshem qe nga muaji Maj per disa publikuese te njohur si New York Times, BuzzFeed dhe NBC News. Me Instant Articles Facebook do te mbaje me gjate perdoruesit ne rrjetin social dhe si rezultat te behet me terheqes per reklamuesit.

“Organizatat mediatike dhe gazetaret jane nje pjese integrale mjaft e rendesishme e Facebook dhe ne jemi te perkushtuar per te ofruar eksperiencen me te mire per publikuesit dhe lexuesit,” shprehet Josh Roberts, Menaxher Produkti prane Facebook ne postimin ne blog.

/PC World Albanian/