Projekti i gazsjellesit TAP, Peleshi e Gjiknuri ne Vithkuq-Shtyllas

Ne fazen e pare te punimeve, zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Energjise Damian Gjiknuri inspektuan kantierin e segmentit Vithkuq-Shtyllas ne Korçe, ku po ndertohen rruget lidhese dhe ndihmese te gazsjellesit TAP.

Viti i pare i punimeve, siç beri me dije ministri i Energjise Gjiknuri, do te kete pjesen me te madhe te disbursimit te parave per projektin, ndersa deri tani, sipas drejtuesve ne kantier, punimet po ecin sipas ritmeve te planifikuara: “Do te kete nje ndikim te menjehershem ne ekonomine shqiptare. Jane mbi 1000 persona te punesuar dhe kjo eshte nje impakt i madh per komunitetet ketu”.

Ky projekt, sipas zv/kryeminsitrit Niko Peleshi, edhe pse mund te ndikoje ne jeten e perditshme te banoreve, eshte nje nga me te rendesishmit per ekonomine e vendit, e ne kete pike ai kerkoi bashkepunimin e te gjithe aktoreve lokale per ecjen me ritme te kenaqshme te punimeve: “Eshte nje projekt i veshtire qe do te krijoje problemet e veta ne funksionimin e jetes se perditshme ne komunitet, por perfitimi do te jete i madh. Kemi marre angazhimin serioz te kompanise ne menyre qe komuniteti ta shohe kete projekt si perfitim”.

Gjate vitit 2016 projekti per ndertimin e TAP-it ne territorin shqiptar parashikon shtrimin e tubacioneve. Vendi yne do te pershkohet nga nje linje prej 242 kilometrash tubacion, ne hapesiren tokesore dhe detare. Dalja ne det e tubacioneve nga Shqiperia do te behet ne veriperendim te Fierit, per te prekur bregun e jugut italian.

/Top-Channel/