Prokuroria franceze: “Abdelhamid Abaaoud eshte vrare gjate aksionit ne St Denis”

Lidhur me artikullin:

Terroristi Abdelhamid Abaaoud, i cili ishte ne kerkim per organizimin e sulmeve makabre ne Paris me 13 nentor eshte vrare nga policia gjate aksionit te djeshem ne lagjen ‘Saint Denis’ ne Paris. Kete gje e kane konfirmuar prokuroret e Parisit, pas rezultatit te analizave te ADN.

Gjate aksionit te djeshem u vrane dy terroriste ne kete lagje, qe cilesohej si baze e celulave terroriste. Dje u perfol nga disa media, qe “truri” i sulmeve ne Paris ishte vrare, kurse disa media te tjera e pergenjeshtronin kete gje. Edhe prokuroret franceze dje thane se do te prisnin rezultatin e analizave. Teori te tjera ishin se Abdelhamid Abaaoud fshihej ne Siri, duke e bere te paqarte fatin e tij. U desh qe te kalonin 24 ore nga aksioni i djeshem antiterror, per te konfirmuar qe “arkitekti” i akteve terroriste me ne fund eshte vrare.

Ne lagjen “Saint Denis” te Parisit, ku u vra Abaaoud dhe nje grua kamikaze, u arrestuan edhe 7 persona te tjere te dyshuar per lidhje me ISIS. Sipas hetuesve, celula terroriste ne ate lagje kishte planifikuar edhe nje sulm tjeter ne aeroport dhe ne nje qender biznesi.