Prokuroria ka ne dore 2 dosje ‘bombe’ korrupsioni. Shume shpejt ne pranga ministra dhe ish ministra

Prokuroria e Pergjithshme eshte ne sulm kunder korrupsionit dhe shperdorimit te detyres. Ka ne dore dy dosje “bombe”, te cilat do ta bejne “Euro 2016” edhe me te kendshem , shprehet nje burim i besuar ne Prokurori. Mesohet se jane ne prag arrestimi nje ose dy ministra te Qeverise Rama dhe nje ish-minister i kohes se Berishes. Prokurori i Pergjithshem i Republikes ka dhene urdher te prere qe asnje terheqje apo leshim ndaj fenomenit te korrupsionit dhe shperdorimit te detyres, kushdoqofte. Edhe Kryeminister! Nje mori prokuroresh kane punuar dite-nate per dokumentimin e shperdorimit te detyres per nje minister te qeverise Rama. Ndersa per ministrin tjeter te kabinetit dosja tashme ka marre forme zyrtare e ku pritet qe Kryeprokurori i Republikes te firmos.

Ka patur tensione te medha keto dite mes politikes dhe prokurorise. Burimi nga organi i akuzes tha si me humor se “tani nuk dalin nga asnje rrjet, pasi e kemi me fije platini “rrjeten e peshkut” dhe jane brenda duke bere qarkun, po ne rrjet”.

Cili minister arrestohet gjate “Euro 2016”? Emri eshte ne tavolinen e kryeprokurorit te Republikes. Pas kesaj qeveria mund te marre goditje te forte, bile dhe mund te dorehiqet shprehet nje burim nga Prokuroria, i cili thote se rrjeta ka shkuar deri ne zyrat e Kryeministrise.

Kjo nuk ka ndodhur ndonjehere dhe duket se prokuroria per here te pare po ben ate qe nuk kane guxuar ta bejne ne 25 vite te gjithe prokuroret sebashku.