Prokuroria zbardh menyren e vrasjes se 4 personave nga Xhuvani

Lidhur me artikullin:

Prokuroria ka bere publike detaje te vrasjes se 4 -fishte te mengjesit te se martes. Te dhenat shoqerojne kerkesen e saj per masen e sigurise arrest me burg per Kostandin Xhuvanin dhe Eraldo Sidan. Sipas Prokurorise, 4 personat jane vrare nga arma e Kostandin Xhuvani. Pistoleta e tij i ka numrat e fshire dhe u gjet prane vendit ku u arrestua ai. Po keshtu, akti i ekspertimit kimik gjurmekopjuesish ka vertetuar se vetem ai ka qene personi qe ka qelluar, pasi vetem Xhuvanit i jane gjetur gjurme baruti ne duar, shenje qe lihet pasi qellohet me arme.

Pistoleta tjeter, thuhet ne dokumentat e prokurorise, kishte nje plumb ne goje dhe i perkiste 19 -vjeçarit Arber Demiraj. Prokuroria ka shpjeguar edhe dinamiken e ngjarjes. Xhuvani, Sidaj, Demiraj dhe Alban Ballcaj jane konfliktuar me Edison Jahon dhe Enea Xhaj. Me pas, Kostandin Xhuvani dhe Arber Demiraj, te cilet i kane patur armet me vete, jane nxjerre nga lokali nga roja i sigurise dhe vetem pak minuta me pas jane futur serish me pistoleta ne duar. Xhuvani ka shtene me 6 plumba, ndersa Demiraj nuk ka mundur te qelloje. Pistoleta e tij e kishte plumbin ne goje dhe karikatorin plot. Edison Jaho dhe Enea Xhaj jane qelluar tek shkallet e lokalit. Aty jane gjetur edhe trupat e tyre. Ndersa trupi i Demirajt, edhe ai i vrare nga Xhuvani, u gjet ne pjesen e pasme te makines e tij, perballe lokalit ne rrugen e Elbasanit.

Dokumenti i plote:
Ne Prokurorine e Rrethit Tirane, nga ana e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane ne date 05.11.2014 jane sjelle materialet qe kane te bejne me arrestimin ne flagrance te shtetasve;

Kostandin Xhuvani i datelindjes 1989, lindur me banues ne Tirane, si person i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/4 te Kodit Penal.

Erald Sida, i datelindjes 1990 lindur dhe banues ne Tirane, i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Moskallzimi i Krimit” dhe “Prostitucioni” parashikuar nga nenet 300/1 dhe 113/3 te Kodit Penal

Nga aktet e procedimit penal nr.8078, rezulton se, me date 04.11.2014 rreth ores 04.20 eshte njoftuar Salla Operative e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane se ne vendin e quajtur Rruga e Elbasanit ne lokal “Ante Grand” ka ndodhur nje konflikt i armatosur. Pas ketij momenti autopatrulla e Komisariatit te Policise nr.1 , e cila ka qene ne afersi ka shkuar ne afersi te lokalit ku ne rrugen kryesore ka konstatuar nje automjet Mercedes ML me targa TR0250N ne te cilin po hipnin disa persona. Nga ana e autopatrulles eshte bere bllokimi i mjetit tip Benz ML dhe ne kete moment nje person i veshur me kostum tuta gri ka dale nga automjeti dhe eshte larguar me vrap duke mbajtur nje pistolete ne dore. Ky person eshte ndjekur nga punonjesi i policise, i cili pas rreth 50 metrash e ka neutralizuar personin e veshur me tuta gri. Pas shoqerimit ne polici dhe verifikimit te identitetit ka rezultuar se ky person eshte shtetasi Kostandin Gjergj Xhuvani i datelindjes 24.06.1989.

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes ka rezultuar se : Vendi i ngjarjes eshte Bar “Ante Grand” ne rrugen e Elbasanit perballe Fakultetit te Gjuheve te Huaja. Vendi i ngjarjes eshte konkretisht lokali i sipercituar i cili eshte nje bodrum i pershtatur si lokal nate. Per te hyre ne lokal jane shkallet zbritese. Ne ambientin e brendshem perballe shkalleve jane gjetur te shtrire me shpine ngjitur njera tjetres kufomat e dy shtetasve dhe konkretisht te Edison Jahaj dhe Enea Xhaj. Prane kufomave eshte gjetur nje arme zjarri pistolete model 54 me nje fishek ne fole dhe gjashte fisheke me kreher te kalibrit 7.62mm. Gjithashtu ne ambientin e brendshem te lokalit jane gjetur te shperndara ne forme te ç’rregullt gjashte gezhoja dhe predha te demtuara. Nga kqyrja e ketij ambjenit jane gjetur fiksuar dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale disa gota qelqi, shishe birre, paketa cigaresh, bishta cigaresh te cilat mendohet se jane konsumuar nga personat e dyshuar dhe viktimat. Ne ambientet e jashtme te ketij lokali dhe konkretisht ne anen veriore te rruges se Elbasanit perballe hyrjes se lokali eshte gjetur nje automjet me targa TR0250N me dyer te hapura ku ne ndenjesen e pasme eshte gjetur i pajete trupi i shtetasit Arber Demiraj. Po keshtu, ne distance 52 metra nga hyrja e lokalit ne oborrin e Fakultetit Ekonomik, eshte gjetur e hedhur ne toke nje arme zjarri pistolete model 54 me numra te fshire ne menyre mekanike me kreher te vendosur dhe pa fisheke. Vendi ku eshte gjetur pistolete korrespondon me vendin ku eshte bere neutralizimi i shtetasit Kostandin Xhuvani.

Nga aktet hetimore ka rezultuar se mes Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Sida e Alban Ballcaj kane shkuar ne lokal ku jane ulur ne tavolinen e fundit te tij, e cila rezulton se ishte prane nje koltuku ne te cilin ishin ulur shtetasit Edison Jaho e Enea Xhaj. Mes shtetasve Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj dhe shtetasve Edison Jaho e Enea Xhaj ka patur nje konflikt. Gjate ketij konflikti shtetasit Kostandin Xhuvani e Arber Demiraj kane patur edhe arme zjarri me vete. Pas nderhyrjes se shtetasit Anton Binaku, roje sigurie ne lokal shtetasit e sipercituar kane dale nga lokali dhe jane futur menjehere ne lokal me pistoleta ne duar. Nga deshmite e shtetasve ka rezultuar se personi qe ka qelluar me arme zjari ka qene shtetasi Kostandin Xhuvani dhe si rezultat i te shtenave kane humbur menjehere jeten shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e me pas Arber Demiraj, i cili eshte gjetur i vdekur ne mjetin ne te cilin po e vendosnin shoket e tij dhe me pas ne spital edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola.

Sipas aktit te ekspertimit kimik gjurmekopjuesish date 05.11.2014 ka rezultuar se;
Ne natribanet objekt ekspertimi marre shtetasve, Erald Sida, Alban Bllacaj, Arben Shuaipi, Admir Hyseni, Anton Binaku dhe Andrea Omiro, nuk u evidentuar prania e nitriteve te cilat jane te pranishem dhe tek mbeturinat e faktoreve plotesues te qitjes me arme zjarri.

Ne naterbanin e dores se djathte, objekt ekspertimi, marre shtetasit Kostandin Xhuvani u evidentuar prania e nitriteve te cilat jane te pranishem dhe tek mbeturinat e faktoreve plotesues te qitjes me arme zjarri.

Sipas aktit te ekspertimit tekniko balistik date 05.11.2014 ka rezultuar se;

Gjashte gezhojat objekt ekspertimit i perkasin pjeseve te fishekeve luftarake te perdorura nga fisheket standarte luftarake te model 54 me kaliber 7.62.

Ne siperfaqen e jashtme te gezhojave objetkt ekspertimi u evidentuan gjurme te lena nga pjese dhe mekanizma te armes qe i ka qitur ato.

Kater predhat objekt ekspertimi perkasin pjeseve te fishekeve luftarake te modelit 54 kaliber 7.62
Ne siperfaqen e jashtme te kemishuar te kater predhave dhe nje kemishe predhe objekt eksperttimi u evidentuarn gjurme vjaskash te lena nga vjaskat e tytes e armes qe i ka qitur ato..

Arma objekt ekspertimi eshte e fabrikuar pistolete tip TT model 54 kaliber 7.62 me numer trup 14053073. Ajo paraqitet ne gjendje te rregullt teknike dhe eshte e pershtatshme per qitje.

Arma objekt ekspertimi eshte e fabrikuar pistolete tip TT model 54 kaliber 7.62 me numra te fshire ne trup dhe ne djepin luajtes. Ajo paraqitet ne gjendje te rregullt teknike dhe eshte e pershtatshme per qitje.

Ne te dy armet objekt ekspertimi u evidentua prania e faktoreve plotesues te qitjes.

6 gezhojat objekt ekspertimi jane qitur nga arma e zjarrit tip TT model 54 kaliber 7.62 me numra te fshire ne trup dhe ne djepin luajtes.

Pra qitjet me te cilat eshte realizuar vrasja e kater shtetasve jane kryer nga arma e zjarrit, e cila i eshte sekuestruar shtetasit Kostandin Xhuvani.

Ne mbeshtetje te kerkesave tona i paraqesim per shqyrtim gjykates keto akte te hetimeve paraprake.

Procesverbal i kapjes ne flagrance.
Procesverbal per arrestin ne flagrance.
Procesverbal i sekuestrimit te sendeve.
Procesverbal i deklarimit te shtetasit.
Vendimet e ekspertimit .
Aktet e ekspertimit

Ne rastin konkret, duke qene se sanksionet ligjore qe parashikon vepra penale e kryer perputhen me kriteret e parashikuara nga neni 251 e 252 te Kodit te Procedures Penale, arrestimi ne flagrance i kryer ndaj te dyshuarit eshte kryer konform me ligjin.
Po keshtu ekzistojne kushtet dhe kriteret e pergjithshme e te veçanta per vendosjen e masave te sigurimit personal te karakterit shtrengues, qe parashikohen nga nenet 228, 229 e 230 te K.Pr.Penale.
Persa i perket mases se sigurimit cmohet se masa e sigurimit arrest ne burg parashikuar nga neni 238 i K.Penal eshte e vetmaj mase qe i pergjigjet nevojave te sigurimit per vepat penale te kryera dhe per rrezikshmerine penale te autorit te dyshuar te kryerjes se tyre, person me precedente kriminale dhe i denuar disa here nga Gjykata.

Per sa me siper bazuar i parashtrojme Gjykates kete
Kerkese;

Te vleftesoje si te ligjshem arrestin ne flagrance te kryer me daten 04.11.2014, ndaj te dyshuarit Kostandin Xhuvani, lindur dhe banues ne Tirane
Caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg sipas nenit 238 te K.Pr.Penale per te dyshuarin Kostandin Xhuvani.
Te vleftesoje si te ligjshem arrestin ne flagrance te kryer me daten 04.11.2014 ndaj te dyshuarit Erald Sida i datelindjes 1990, lindur dhe banues ne Tirane .
Caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg sipas nenit 238 te K.Pr.Penale per te dyshuarin Erald Sida.


Video: