Protesta e 8 Dhjetorit. Partia Demokratike ne pergatitjet e fundit

Lidhur me artikullin:

Nje dite perpara mbajtjes se protestes se paralajmeruar nga opozita, deget e Partise Demokratike ne rrethe jane drejt pergatitjeve te fundit, ku i po i bejne thirrje qytetareve qe te marrin pjese ne kete marshimin masiv. Drejtues te forumeve, perveç thirrjeve duket se do ndihmojne qytetaret e thjeshte per te mare pjese ne proteste, si qytetare te nje vendi qe qeveria e tyre i ka zhgenjyer, mashtruar dhe rrenuar.

Nderkohe, selia blu ne Tirane e ka konsideruar kete dite si diten e historise dhe te kujteses, si dita e largimit te qeverise aktuale. Grupi organizativ qe po merret me detajet e protestes se neserme, ka vendosur qe protestat te jene te perditshme dhe te mos ndalen deri nga largimi i qeverise aktuale.

Madje, Partia Demorkatike ka propozuar krijimin e nje qeverie teknike, per te pergatitur zgjedhjet e parakohshme, qe sipas saj duhet te behen ne Shqiperi, sakohe qe, sipas PD-se, qeveisja aktuale kadjegur shpresen e bashke me te edhe mandatin e saj 4-vjeçar perpara mbarimit te mandatit.

“Kemi marre vendim te nisemi e mos te ndalemi. Te nisemi me rinine e Tiranes, te nisemi me rinine e gjithe Shqiperise bashke me qindra e mijera qytetare nga Tirana dhe gjithe Shqiperia, me te rinj, e te reja, me burra e gra, me intelektuale, me punedhenes, me punemarres, me te shpunesuar, me te papune, me fermere, me te zhgenjyer, me te goditur e te neperkembur te marten Tirane me 8 dhjetor” deklaroi vetem nje dite me pare kryedemokrati, Lulzim Basha.

Basha ka theksuar se me 8 dhjetor do nis maratona e perballjes pa kthim per zgjidhjen, per largimin e qeverise sipas tij “te diteve gjithnje e me te zeza”. Protesta do te mbahet neser ne oren 11.00 ne sheshin “Skenderbej”