Protesta ne New York dhe Washington. Kerkohet drejtesi per Eric Garner

Lidhur me artikullin:

Ne New York dhe Washington jane zhvilluar protesta kunder vendimit per te mos ndjekur penalisht policin i cili gjate arrestimit i ka shkaktuar vdekjen edhe te riut afro-amerikan, Eric Garner. Qindra protestues te cilet u mblodhen ne sheshin Times ne New York marshuan drejt qendres Rockfeller duke hedhur slogane nga fjali te cilat Garner i kishte shprehur policit gjate arrestimit si “nuk marr dot fryme” dhe “nese nuk ka drejtesi nuk ka paqe” dhe qe nga ketu kane tentuar te nderpresin ceremonine per ndricimin e pemes tradicionale te krishtlindjeve.
Protestuesit te cilet nuk jane lejuar nga policia te hyjne ne shesh, me pas kane marshuar drejt Harlemit i cili ka nje popullsi te perqendruar ne afro-amerikane. Protestuesit te cilet here kane bllokuar trafikun duke u shtrire dhe duke u ulur ne rruge kane vazhduar protestat edhe per nje kohe para qendres se policise ne Harlem.
Protestat te cilat jane zhvilluar ne menyre paqesore kane vazhduar deri ne oret e vona ne vende te ndryshme te New York-ut. Protestuesit kane tentuar te bllokojne tunelin Lincoln qe lidh New York-un me New Jersin, por jane parandaluar nga policia.
Ne proteste eshte kritikuar deshtimi per te ndjekur penalisht oficeret e bardhe te policise te cilet kane paragjykime kunder afro-amerikaneve dhe te cilet perdorin force joproporcionale ndaj tyre.
Protesta te shkalles me te vogel ka patur edhe ne vendin ku humbi jeten dhe ku gjendet shtepia e Garner ne Staten Island. Protestuesit te cilet kane vendosur lule dhe qirinj ne vendin ku humbi jeten Garner kane kerkuar drejtesi.

“Kjo eshte nje krize kombetare”

Prifti aktivist dhe themeluesi i Rrjetit te Veprimit Kombetar ne Harlem (NAN) Al Sharpton, ne zyren qendrore NAN ka zhvilluar nje konference shtypi me nenen, te shoqen dhe femijet e Eric Garner. Sharpton duke theksuar se jane te detyruar te shprehin reagimet e tyre per vrasjen e nje afro-amerikani me nje interval per nje jave dhe per here te dyte nga policia ai tha me tej se SHBA po perballet me nje “krize kombetare”.

Edhe ne Washington jane zhvilluar protesta

Edhe kryeqyteti i SHBA Washington eshte perfshire nga protestat, ku qindra persona kane reaguar ndaj vendimit per mos ndjekjen penalisht te policin. Protestuesit e mbledhur para Shtepise se Bardhe pasi kane marshuar duke bllokuar kryqezimet ne rruget e kryeqytetit me slogane te ndryshme kane reaguar ndaj vrasjes se Eric Garner dhe Michael Brown nga policia dhe per mos ndjekjen penalisht te tyre. Protestuesit kane marshuar ne qendren kryesore te qytetit ne Dupont Cirvle kane bllokuar trafikun rrugor duke u rreshtuar ne rruget perreth qendres me duart lart.
Protestuesit kane mbajtur ne duar pankarta nga fjali te cilat Garner i kishte shprehur policit gjate arrestimit si “nuk marr dot fryme” dhe kane hedhur slogane “nese nuk ka drejtesi nuk ka paqe”, “Police raciste”, “Policet katile duhet te shporren” etj.