Protesta per parkun e liqenit. Qytetaret mbjellin peme (Foto)

Lidhur me artikullin:

Nen sloganin “Kendet Lagjeve, pemet parkut!” disa dhjetera qytetare te Tiranes dolen dje ne nje proteste te pazakonte ku aktiviteti kryesor qe mbjellja e fidaneve te rinj ne nje hapesire te gjelbert ku Bashkia e Tiranes ka planifikuar te ndertoje nje hapesire prej 4 mije metrash katrore si kend lojerash per femijet.

Aktivistet e organizuar nga nje numer grupimesh si “Qytetaret per Parkun”, “Organizata Politike”, Nisma “Mbill Pemen Tende” dhe “Ne Shqiperia”, kundershtojne prej dy javesh planin e Bashkise se Tiranes per te investuar rreth gjysme milioni euro per ndertimin e nje parku per femijet.

“Kerkojme te rishikohet projekti te mos shkelin ligjin, te mos fusin beton brenda parkut e te behen me transparent”, deklaroi Elian Tanini, nje aktivist i njohur ne veçanti per Nismen Mbill Pemen Tende, permes te ciles, qytetaret kontribuan pergjate dy viteve te fundit me para dhe pune vullnetare per te mbjelle disa mijera peme.

1

“Kjo proteste nuk eshte vetem per parkun, por dhe per te denuar arrogancen institucionale, per t’i thene kesaj politike te ndyre se ka plot qytetare te cilet i njohin te drejtat e tyre e nuk neperkemben,” deklaroi Alida Karakushi, nje nga organizatoret e protestes.

Bashkia e Tiranes rrethoi tri jave me pare nje hapesire ne parkun e vetem te mbetur te kryeqytetit pa dhene ndonje shpjegim per arsyet dhe pa kryer konsultime, siç kerkohet me ligj. Me vone u mesua se nje projekt me vlere rreth gjysme milioni euro, synonte te kthente nje hapesire te gjelbert ne nje kend lojerash per femijet.

2

Nje grup aktivistesh, te alarmuar nga perpjekjet e vazhdueshme te biznesmeneve te ndryshem per te ndertuar ne kufijte e parkut apo per te marre copa toke prej tij per ndertim pallatesh, e shemben rrethimin me 21 shkurt, pas nje perplasjeje me policine, e cila perfundoi me dymbedhjete aktiviste te shoqeruar ne komisariat dhe nje polic te pezulluar nga detyra per perdorim te tepruar te dhunes ndaj protestuesve.

Bashkia e Tiranes i hodhi poshte kritikat me nje varietet argumentesh, perfshire spekulimin se protestuesit ishin nxitur nga opozita politike, se ishin njerez pa femije apo se e kishin keqkuptuar qellimin e bashkise.

3

Ne ditet qe pasuan, Bashkia u perpoq te ringrinte gardhin rrethues ndersa militante te Partise Demokratike nderhyne me dhune duke e shembur serish si dhe goditen me veze dhe domate ndertesen e Bashkise.

Duke iu pergjigjur akuzave per vandalizem, te hedhura nga kryetari i Bashkise Erion Veliaj, aktivistet u paraqiten ne proteste me kitarra.

“Ne nuk jemi vandale, por dashamires te natyres dhe te mires publike,” tha Tanini.

Aktualisht punimet per ndertimin e kendit te lojerave jane nderprere ndersa qeveria duket se po perpiqet qe te mos perdore me policine per perballje me qytetaret.

Qe nga ajo kohe, grupi i aktivisteve, te cilet me heret kane protestuar kunder lejeve te ndertimit per pallate shumekateshe te dhena nga bashkia e Tiranes, e drejtuar ne ate kohe nga Lulzim Basha, aktualisht kryetar i Partise Demokratike, jane perpjekur te luftojne kunder keqperdorimit te protestes se tyre nga militantet demokrate. Keta te fundit, jane perpjekur ne shume raste te pervetesojne apo perdorin kauzat e shoqerise civile, fillimisht duke duplikuar Levizjen per Universitetin dhe me pas duke u perpjekur te shtiren si organizatore te protestave te organizuara nga grupet e aktivisteve.